Politike

Sot Kuvend/ Opozita kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Debat për arrestimin e kreut të SHISH

Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, duke kërkuar debat për rastin e Vlora Hysenit dhe llogari nga kryeministri Edi Rama për përzgjedhjen e saj në krye të SHISH. Por, shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së OKB-së.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj ën drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD.

Para nisjes së senacës plenare, ministri i Drejtësisë Toni Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale. Sipas tij, përgjegjësia politike u mor me vendimin për ta shkarkuar Hysenin nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë