Futboll

Sormani: Te Partizani të papërgjegjshëm, zgjodha mos dërgoja shumë njerëz në thertore

Në orët e fundit është përfolur shumë rreth lamtumirës së Adolfo Sormani-t nga Partizan, pas disa muajsh në krye të skuadrës. Një ndarje e papritur, e cila u bë zyrtare në orët e fundit, pasi tekniku italian ka patur këndvështrime të ndryshme mes tij dhe shoqërisë në lidhje me administrimin e disa rasteve pozitive me Covid-19 brenda grupit të skuadrës. Për të sqaruar çështjen, Sormani ka dhënë një intervistë për Tuttomercatoweb, disa orë pas deklaratës zyrtare të Partizanit.

A mund të na tregoni motivet pas lamtumirës tuaj nga Partizani?

Situata është e thjeshtë: ne kemi bërë një zgjidhje të marrëveshjes, ka qenë një ndarje konsensuale, jo një shkarkim. Arsyet janë thënë: sipas mendimit tim, nuk qëndronin më kushtet për garantimin e sigurisë. Nuk po flas për sigurinë time ose të bashkëpunëtorëve të mi, është një diskutim më i përgjithshëm që ka të bëjë me të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore, ndeshjet.

Çfarë ndodhi në ditët e fundit?

Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit. Për këtë, i kërkova klubit që të kryenim tampona për të gjithë, përpara se të ktheheshim të stërviteshim. Të enjten më datë 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi na kërkoi që të stërvitemi në funksion të derbit me Tiranën, të ditës së nesërme. Refuzova sepse ishte një situatë që nuk duhej marrë lehtë, moralisht dhe etiketisht nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët sidoqoftë u stërvitën, vetëm më vonë tamponët treguan që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip (5 në total, përveç motrës së një futbollisti).

E ju si u sollët?

Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë. Kur dolën rastet e para pozitive unë telefonova një virolog në Itali dhe ai gjithashtu më tha që të ndalem menjëherë. U izolova që të mërkurën në datë 8 nga ndjenja e detyrës, por askush nuk ma kishte imponuar. Për mua nuk ishin kushtet për tu stërvitur, e jo më të luhej një ndeshje, për më tepër pa masat e nevojshme si maskat.

Një këndvështrim ndryshe nga ajo se çfarë deklaroi klubi…

Për ta ishte gjithçka normale. Madje erdhi drita jeshile edhe nga Federatës për të luajtur ndeshjen, pavarësisht gjithçka je. Për mua nuk ishte ashtu, siç thashë më parë aspekti sportiv në momente të caktuara vjen pas asaj etike dhe mjekësorë duke menduar për të gjithë grupin e njerëzve që sillen rreth ekipit.

Si erdhi largimi?

“Unë i thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, i thashë që kisha zgjedhur të mos dërgojë shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga ky moment u ulëm me klubin dhe mbërritëm në zgjidhjen konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm rrugën e ndarjes miqësore”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë