Lajme

Soreca:Censi baza e negociatave me BE, përmirësoni sistemin statistikor

Bashkimi Europian ka dhënë 14.5 milionë euro për të kryer censin e popullsisë dhe të banesave në Shqipëri për vitin 2020.

Për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, censusi 2011 kishte paqartësi. Ai nënvizoi gjatë fjalës së tij në konferencën për Censin 2020 se censi me të dhëna të plota dhe të besueshme është baza e integrimit të Shipërisë në BE.
Soreka theksoi rekomandimin e Këshillit të Europës, që censi duhet të bëhet në mënyrë të lirë dhe vullnetare.

Ai tha gjithashtu se shpreson që të çelen shumë shpejt negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke garantuar se mbështetja do të vijojë.

“Jemi këtu për të diskutuar sfidën e radhës, censin për popullsinë dhe banesat për 2020. Rëndësia e popullsisë nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Censi do të jetë baza e negociatave. Shpresa ime është që negociatat të çelen shumë shpejt. Censi i vitit 2011 shënoi një gurë të rëndësishëm në gjithë BE-në. Edhe në Shqipëri censi u shënua në bazë të të dhënave të Eurostat”- tha Soreca.

Sipas KE, censi i vitit 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e shqiptarëve që të deklaronin në mënyrë të lirë origjinën e tyre. Të mos harrojmë këtë rekomandim kaq të rëndësishëm të KE, tha Sorcea, i cili vazhdoi se censi duhet bërë në mënyrë të lirë dhe vullnetare.

“Censi është i lidhur ngushtë me miratimin e ligjeve për të drejtën në mënyrë të lirë. Shqipëria ka ende punë për të bërë për të përmirësuar më tej sistemin statistikor. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. BE do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në përpjekjet për të përmbushur standardet e BE”, tha ambasadori Soreca.

Një ditë më parë në raportin e Indeksit Global të Progresit Social, Shqipëria u rendit e 54 nga 149 vende të botës. Kriteri më i përkeqësuar për zhvillimin shoqëror të shqiptarëve ishte e drejta dhe lira për të zgjedhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë