Politike

Soreca takon Çuçin: Urgjente që shtetasit të rinovojnë dokumentet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Si Çuçi ashtu edhe Soreca komentuan takimin në faqet e tyre në Facebook, por ajo që dalloi ishte postimi i ambasadorit.

“ BE është plotësisht e angazhuar për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar, migracionit, azilit dhe sundimit të ligjit me ndihmën e agjencive të BE-së.

Ne diskutuam gjithashtu përgatitjen e zgjedhjeve dhe punën e vazhdueshme nga Ministria e Brendshme për të siguruar saktësinë e listave të votuesve”, shkruan Soreca.

Sipas tij, është urgjente që të gjithë shtetasit shqiptarë të rinovojnë pa vonesë dokumentet e tyre biometrike me qëllim që të votojnë më 25 prill 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë