Politike

Soreca i dorëzon progres-raportin, Meta: Shpresojmë të çelen negociatat

Pas publikimit të raportit të progresit të Shqipërisë, nga Komisioni Europian, presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë