Politike

Soreca fton palët politike për dialog, Balla: PS është gati!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar rreth situatës politike në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Soreca shkruan se është e rëndësishme vendosja e një mjedisi politik konstruktiv.

“Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar.

Ky është një mision i përbashkët kombëtar “. @DanielssonEU përfundon një vizitë shumë intensive dhe konstruktive një-ditore në #Tirana ”, shkruan Soreca, në Twitter.

Pikërisht zyrtari i lartë, pas takimit me Ramën dhe Bashën, kritikoi vendimin e opozitës për djegie të mandateve dhe tha se nuk kishte marrë sinjale për një zgjidhje të mundshme të krizës politike.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1103674903146975232

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, gjatë një takimi në Berat, duke u ndalur në situatën e krijuar pas dorëzimit të mandateve nga opozita, tha se “plot djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend”, duke shtuar se “java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim”.

Balla tha se PS është e gatshme të dialogojë, por kurrsesi nuk mund të bëjë negociata në kurriz të demokracisë.

“Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, Reforma në Drejtësi është reforma kryesore. Prandaj erdhëm sot! Për t’ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t’ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë