Ne rrjet

Sondazhi: Benet Beci kokë më kokë me Bardh Spahinë në Shkodër

Nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin nesër, fitues do të shpallej Bardh Spahia me 53 për qind të votave.

Sipas sondazhit të “Angi Ricerche” dhe Top Channel, shkodranët duan kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryetarin aktual të bashkisë.

Ndërkohë, sipas sondazhit të realizuar në bashkinë e Shkodrës, kandidati socialist Benet Beci, merr 47 për qind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Shkodrës është zhvilluar nga data 14 deri në 18 prill 2023. Gjithsej, janë intervistuar 811 zgjedhës, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

Bashkia Shkodër ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë