Rend dhe Ligj

Sokol Sadushi merr kompetencat e kryetarit të Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi do të jetë zv-kryetari i Gjykatës së Lartë, që do të ketë edhe kompetencat e kryetarit.

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi të martën procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, ku ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit.

Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, që në bazë të ligjit barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”. 

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë,  Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë edhe kompetencat e Kryetarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë