Njerez

Softueri që do të na shpëtojë nga maniakët seksualë në internet

Si mund të shpëtojmë nga mesazhet e maniakëve në rrjetet sociale? Një grup studiuesish po zhvillon një program që mund të zbulojë dhe fshijë fotot e padëshiruara, kryesisht ato nudo, për mesazhet private në Twitter.
Projekti nisi në momentin që Kelesey Bressel-it, një aktivisteje kundër dhunës seksuale në rrjetet sociale, iu dërgua një fotografi nudo nga një burrë. Tani, ajo po ndihmon një mikeshën e saj të projektojë një sistem inteligjence artificiale që do të mund të zbulojë fotot e padëshiruara të organeve gjenitale, apo fotografive të tjera nudo, para se të shihen nga personi që merr mesazhin.

Ajo thotë se rrjetet sociale duhet të bëjnë më shumë, për të mbrojtur përdoruesit nga dhuna seksuale në internet.
“Kur merr një mesazh me përmbajtje apo fotografi të tilla, ndjehesh e dhunuar dhe e parespektuar. Kjo është diçka më e vështirë se sa ngacmimet në rrugë. Këta maniakë nuk po ju pyesin të pranoni ofertën e tyre, por nëpërmjet këtyre fotografive ju bëjnë të ndjeheni të detyruar ta pranoni dhe kjo nuk është aspak në rregull,” tha Bresslet.

Foto Ilustruese

Për të testuar aplikacionin e ri, Bresler dhe ekipi i saj krijuan një faqe në Twitter, ku njerëz të ndryshëm mund të dërgojnë fotografitë e tyre nudo, në mënyrë që të shihnin nëse aplikacionin funksionon. Testet fillestare dështuan, por më vonë programi rezultoi i suksesshëm.
“Besoj se kjo çështje mund të rregullohet fare lehtë. Ndërsa krijuam aplikacionin në një afat kohor prej dy ditësh, po mendoja se pse kompanitë e teknologjisë nuk kanë marrë nisma të tilla të ngjashme më përpara. Njerëzit shpeshherë thonë se ka një zgjidhje të thjeshtë; duke mbyllur rrjetet sociale, por ne nuk duhet të mos marrim asnjë informacion, vetëm sepse disa njerëz nuk dinë si të sillen,” shprehet Bressler.
Ekipi i studimit do të jetë i hapur për të ndarë hulumtimet e tij, në momentin që projekti do të përfundojmë totalisht. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë