Komunitet

Trendi i rrezikshëm -vajzat nën 11 vjeç video seksuale në internet për ‘Like’

Mijëra të rinj britanikë janë të bindur për të transmetuar video seksuale me pamje  të qarta nga dhomat e tyre të gjumit . Në Britani kjo është  pjesë e një tendence të re  shumë shqetësuese.

Monitoruesit të cilët pastrojnë internetin për të hequr imazhe të pahijshme të fëmijëve janë duke identifikuar më shumë se 100 video të reja në ditë  nga kamerat e kompjuterave, ku  shfaqen vajza të moshës midis 11 dhe 13 vjeç.

Materiali i ashtuquajtur 'vetë-gjeneruar' tani përbën një të tretën e faqeve në internet të pahijshme të përgjuara në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm këtë vit janë hequr nga interneti rreth  22,000 video me përmbajtje seksuale.

Shumë nga të rinjtë që filmojnë veten duke interpretuar seksualisht, e bëjnë këtë me bindjen se videoja do të shikohet vetëm nga një i dashur ose nga një rreth i ngushtë i të njohurve, dhe filmojnë veten në komoditetin e dhomës së tyre të gjumit.

Por në realitet personi në anën tjetër të kamerës në internet është shpesh një pedofil grabitqar, i cili ka manipuluar viktimën duke besuar se ata janë në një lidhje me dikë në moshën e tyre.

Në raste të tjera, materiali që ishte menduar të mbahej privat në mes të dashurës dhe të dashurit, mund të postohet në internet dhe pastaj të gjurmohet nga pedofilët.

Dhe ekspertët kanë gjetur gjithashtu faqe interneti të drejtpërdrejta, ku të rinjtë filmojnë veten duke kryer akte të qarta seksuale , në mënyrë që të thithin sa më shumë audiencë në internet

Vitin e kaluar, Fondacioni i Vëzhgimit të Internetit (IËF), i cili është financuar nga industria e teknologjisë dhe punon për të eliminuar imazhet e abuzimit të seksit të fëmijëve nga interneti, largoi 105,000 faqe , dhe kjo  shifra më e lartë ndonjëherë.

Susie Hargreaves, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, thotë se kishte pasur një shpërthim në sasinë e  videove të krijuara nga vetë vajzat. Ajo thotë se : "Nga materiali që kemi parë këtë vit 96 për qind e videove shfaqin vajza dhe nga ato 85 për qind janë të moshës midis 11 dhe 13 vjeç.

"Këta janë fëmijë që dalin në video kryesisht  nga  dhomat e tyre të gjumit.. Në një video kam parë që një vajzë e vogël po i përgjigjej një kërkese në internet në mënyrë shumë aktive por që në fakt ishte pre e abuzimit seksual, kur ndërkohë në sfond dëgjohej një zë duke  bërtitur 'darka është gati' ".

Hargreaves thotë  çdo fëmijë që ka një pajisje sot ka akses në internet dhe ndaj veprimtari e tyre duhet mbikëqyrur rreptësisht.

Sipas saj : "Teksa janë në shtëpi, në dhomat e tyre të gjumit dhe kanë hapur kamerat e kompjuterit të lidhur me internet, fëmijëve ju ndodh që shpesh që janë  të detyruar ose të mashtruar ose  të nxitur ar të kryejnë akte seksuale, por që në faktr pas këtyre kamerave  qëndron dikush që mund ti përdor këto imazhe. Dhe kështu ata bien pre e abuzmit seksual”

“Fëmijët nuk janë të vetëdijshëm që këto video po shpërndahen në internet. Në disa raste ata mendojnë se  është i dashuri, dikush me të cilin po kryejnë marrëdhënie”.

"Ana tjetër, ka një rritje të madhe të numrit të fëmijëve që shkojnë në faqet ku njerëzit mund të bëjnë komente dhe mund t'u kërkojnë atyre të bëjnë gjëra, dhe fëmijët janë duke thënë - mirë nëse unë marr një mijëra pëlqime do t'i bëj".

"Shpesh mund t'i shihni ata duke lexuar komentet në ekran, ka faqe që transmetojnë Live. Vajzat do të jenë në dijeni të asaj që bëjnë. Ata janë aq të rinj sa nuk janë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë.”.

“Grabitqarët seksualë nuk kanë më nevojë të kenë kontakte me një fëmijë, ata mund t'i takojnë ato në internet dhe të inkurajojnë këtë sjellje. ”

Ditët e fundit , NSPCC  (Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e fëmijëve nga Dhuna) publikoi shifra të reja që zbulonin numrin e rasteve  në të cilat pedofilët kishin kontaktuar fëmijët në internet  dhe gjeti se ato ishin rritur me një të tretën në vitin e kaluar. Sipas NSPCC, 1 në 5 viktima të abuzuara oshin fëmijë të moshës 11 vjeç e poshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë