Ka ndodhur

Snajper, municion dhe drogë në banesë, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi në banesë iu gjet armë, municion si dhe lëndë narkotike.

Policia e Vlorës thotë se në pranga ka rënë K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë