Ne rrjet

Sllovenia: Përparësia jonë, nisja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sllovenia do të marrë në korrik presidencën e Bashkimit Europian dhe e ka bërë të qartë tanimë se Ballkani Perëndimor do të jetë në krye të përparësive të saj për gjashtë muajve të ardhshme.

Mes detyrave të tjera, presidenca sllovene do të udhëheqë edhe punën për mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe pse BE pritet të marrë një vendim gjatë ditës së sotme, në kushtet kur Bullgaria nuk heq veton ndaj Shkupit, ky vendim ka të ngjatrë të shtyhet për në vjeshtë, duke kaluar kështu nën përgjegjësin e presidencës sllovene.

“BE duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. Hapi i ardhshëm është nisja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi së fundmi ministri i Jashtëm Slloven Ançe Logar në një intervistë

"Në vitet e fundit, strategjia e BE drejt Ballkanit Perëndimor nuk ishte shumë aktive, duke ndenjur e heshtur përballë  bllokimit të reformave nga qeveritë e rajonit," tha Logar. “Duhet ra pranojmë, në dekadën e kaluar , zgjerimi "nuk ka qënë në agjendën e BE".

"Ne e dimë se ajo që ndodhi është që palët e treta hynë në rajon, disa filluan të imponojnë interesat e tyre strategjikë dhe kjo tregon cenueshmërinë e BE-së," tha Logar.

Komentet e tij vinin si një referencë indirekte ndaj ndërhyrjes së Kinës dhe Rusisë, të cilat furnizuan Ballkanin  me vaksina, ndërkohë që BE ndau vetëm para një muaji dozat e para për rajonin.

"Ajo që ne duam të ndryshojmë është të shkojmë nga identifikimi i problemeve në rajon, drejt një strategjie për zgjidhjen e këtyre problemeve", tha Logar, duke shpjeguar se kjo do të përfshinte inkurajimin dhe detyrimin e qeverive për  të shpejtuar reformat.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit duhet të jenë të sigurta se nëse përmbushin qëllime të caktuara, hapi tjetër do të jetë anëtarësimi, duke shtuar se kjo vlente sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut .

Pranimi i dy vendeve u bllokua përgjatë gjithë vitit 2019 pasi Franca dhe Holanda vunë veton në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për shkak të mungesës së progresit në reforma dhe luftës kundër korrupsionit. Më pas fillimi i bisedimeve me Shkupin u bllokua nga Bullgaria në vitin 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë e përbashkët, identitetin kombëtar dhe gjuhën.

Në maj, Komisioneri i Zgjerimit të BE Olivér Várhelyi kishte propozuar të shkëpusë të dy dhe të shkojë përpara vetëm me Shqipërinë, por Logar tha se Sllovenia ishte "vendosmërisht kundër ndarjes së Shkupit dhe Tiranës..

"Të dy vendet përmbushin kriteret që u janë paraqitur nga BE dhe të dyja duhet të vazhdojnë në fazën tjetër."

Sllovenia është vendosur të organizojë një samit informal të Ballkanit Perëndimor me udhëheqësit e BE dhe ata të rajonit në tetor.

"Ne gjithashtu duam të përfshijmë zërin e bashkëqytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në debatin për të ardhmen e Evropës", tha Logar.

Më parë këtë vit, një seri letrash jozyrtare diplomatike sugjeruan ndryshime kufijsh në Ballkan, të cilat tronditën rajonin dhe ngritën frikën e tensioneve etnik.

I pyetur në lidhje me këto propozime, Logar përsëriti se Sllovenia mbështet vendosmërisht integritetin territorial të Ballkanit Perëndimor. Logar tha se çështja e Bosnje dhe Herzegovinës do të paraqiste çështjen më sfiduese në rajon, por tha se përpara se të merrej me Sarajevën, BE duhet të zgjidhë çështje të tjera në rajon në mënyrë që të provojë se mund të arrijmë rezultate".

"Nëse fillojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe nëse ka përparim në dialogun Beograd-Prishtinë, kjo patjetër do t'i dërgojë një mesazh shumë pozitiv rajonit dhe me këtë, ne në fund të fundit mund t'i qasemi në mënyrë më efektive Bosnjës," shtoi ai .

I pyetur në lidhje me perspektivat që ai sheh për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Logar tha "është e vështirë të thuash se ku do të shkojë rruga e negociatave", por tha se emërimi i Përfaqësuesit Special të BE Miroslav Lajčak ka treguar se BE nuk e ka lënë këtë çështjen në fund të agjendës së saj gjeo-politike.

Copyright © Gazeta “Si”

Më Shumë