Lajme

Skrapar, fëmija 1 vjeç e gjysmë bie në kazanin e rakisë, në gjendje kome drejt Tiranës

Në fshatin Therepel të Skraparit një fëmijë është aksidentuar rëndë.

Në oborrin e shtëpisë, djali 1-vjeç e gjysmë ka rënë në kazanin e rakisë.

Burimet pranë familjes thonë se ai ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.
Si pasojë, fëmija i vogël ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.

Prindërit dhe fqinjët kanë ndihmuar familjen për ta transportuar fëmijën drejt Spitalit të Skraparit.

Largësia e madhe mes fshatit dhe Skraparit ka bërë që fëmija të mbërrijë në spital në gjendje kome. Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar djalin e vogël me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës është mjaft kritike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë