Ka ndodhur

Skrapar, e gjithë familja mbillte kanabis në oborrin e banesës

Një familje në fshatin Dobrenjë të Skraparit akuzohet se në oborrin e banesës dhe në pyll, kishin mbjellë kubikë me kanabis.

Policia ka vënë në pranga nënë e bir, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari.

Mësohet se në pranga janë vënë M.Z., 52 vjeçe dhe Q.M., 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e M.M.

Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit, Adriatik Dervishi, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë