Vende dhe Udhetime

Skocia vendi më i bukur në botë

Ndërkohë që një udhëtim jashtë shtetit mund të jetë kënaqësi, biletat dhe shpenzimet e tjera gjatë kohës që ju qëndroni në një vend, është gjëja kryesore që të gjithë mendojmë. Kjo mund të jetë arsyeja pse 46% e britanikëve po zgjedhin të bëjnë pushime në shtëpinë e tyre, duke mos lëvizur në asnjë vend, sipas një sondazhi të Hatchbag. Nëse jeni të apasionuar pas një peizazhi mahnitës, malet me borë, kodrat e gjelbëruara dhe kështjellat e lashta, Skocia mund të jetë destinacioni i duhur për ju.

Skocia është votuar si vendi më i bukur në botë, nga lexuesit e Guides Rough.

Skocia ka një ekonomi të hapur të stilit perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Evropës. Ekonomia skoceze është dominuar nga industria e rëndë, përkatësisht nga industria e ndërtimit të anijeve në Glasgou, minierat e qymyrit dhe industritë e çelikut.

Në listë, e cila përfshiu gjithashtu Zelandën e Re, Finlandën, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut, udhëzuesi thotë: “Dhe së fundi, vendi më i bukur në botë që është zbuluar... është Skocia”. “Kush mund të mohojë se plazhet e egra, liqene të thella dhe kështjella të larta janë disa nga pamjet më të mrekullueshme dhe më të bukura në botë?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë