Vende dhe Udhetime

Skocia s’do përdorë Zotin, as golfin dhe Sean Connery për të joshur turistët!

Është pa dyshim një ndër vendet më mahnitëse në botë, por Skocia ka ndërmarrë kohët e fundit një fushatë mjaft kufizuese për turizmin. 

Tanimë agjencitë turistike skoceze janë udhëzuar të mos përdorte Zotin, golfin ose aktorin e njohur Sean Connery për të promovuar vendin dhe për të nxitur turizmin. Udhëzimi u shpërnda në mediat dhe në agjencinë “Scotland Is Now”, një nga organizatat më të rëndësishme që inkurajon mijëra vizitorë nga Londra, Amerika dhe Kina. Fushata e cila është një projekt i përbashkët i qeverisë skoceze është ndërmarrë për të shmangur reklamat përfituese që tentojnë të joshin turistë në mënyrë të pandershme.

Një nga sugjerimet ishte shmangja e përmendjes së Zotit, veçanërisht në SHBA, për shkak të një videoje publikuar disa muaj më parë, e cila pretendonte së në Skoci mund të gjendeshin “grimcat e Zotit”. Videoja ishte kritikuar ashpër gjithashtu edhe për pretendimin se Skocia kishte prodhuar serinë më të mirë të James Bond, atë ku luante Sean Connery.

Por qeveria skoceze ka reaguar ashpër duket thënë se kjo nuk është “arritje”.  Ndërkohë edhe reklamat që e paraqesin Skoci si një “parajsë golfi” u hoqën gjithashtu, pasi përfaqësues të qeverisë thanë se ky ishte një apel për pakicat e pasura të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë