Rend dhe Ligj

“Skifterët” e Belgjikës, arrestohen 8 shtetas, 3 në Shqipëri


Policia e Kurbinit finalizon operacionin e koduar "Adriatiku", ku u ndalua një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge, në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar "Pikaso", për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë .
Si rezultat i operacionit “Pikaso” u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Grupi kriminal vepronte në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, duke grabitur sendet me vlerë. Bizhuteritë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar "Adriatiku", për kapjen e një pjesëtari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.
Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale në ngarkim të tij "Vjedhje më shumë së njëherë", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal" .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë