Sport

Skiatorja Lara Kolturi fiton dy medalje në Botërorin e të rinjve në Francë

Gazeta Si - Lara Kolturi e mbylli me një paraqitje shumë të mirë Botërorin e të rinjve që u zhvillua në Francë, në Saint-Jean-d’Aulps. Ajo arriti të fitojë dy medalje në Sllallomin Gjigant: medalje bronzi për moshën deri në 23 vjeç dhe medalje ari për moshën deri 18 vjeç.

Garën e sotme skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë nuk e përfundoi, pasi në lëshimin e dytë doli nga pista. Gjithsesi, rezultatet e saj në këtë event janë shumë të mira për sportin e skive.

Kolturi është një skiatore mjaft premtuese dhe në të ardhmen pritet që ta ngrejë më tej nivelin dhe të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë