Futboll

Skënderbeu shet sulmuesin në Kazakistan, klubi korçar përfiton 600 mijë euro

Gazeta Si – Edhe pse jemi në muajin prill, lëvizjet e futbollistëve vazhdojnë për ato kampionate që sapo kanë nisur, ose nuk kanë nisur akoma. Skënderbeu sapo ka mbyllur marrëveshjen për shitjen e sulmuesit nigerian Frenklin Ahanonu në Kazakistan.

Lojtari do të kalojë tek Astana, një skuadër e njohur në arenën ndërkombëtare, pasi merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, duke shkuar madje edhe në grupet e Championsit.

Nga kjo lëvizje Skënderbeu do të përfitojë 600 mijë euro, një shifër e konsiderueshme. Sulmuesi 22-vjeçar ka spikatur këtë sezon me ekipin korçar, duke shënuar 9 gola.

Skënderbeu është një nga klubet ekspertë për shitjen e lojtarëve jashtë Shqipërisë dhe Frenklin është rasti i fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë