Futboll

Skënderbeu pa trajner, korçarët ndahen me Julian Ahmatajn

Julian Ahmataj nuk është më trajner i Skënderbeut. Palët, siç bën me dije zyrtyarisht klubi jugor në faqen e tij, kanë mbyllur bashkëpunimin me mirëkuptim. Rezultatet e dobëta të Skënderbeut në këto javë kanë sjellë largimin e trajnerit dhe tani mbetet të shihet cili do të jetë pasuesi i elbasanasit.

“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, klubi Skënderbeu dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. Skënderbeu e falenderon ish-trajnerin për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit”, - shkruhet në njoftimin e klubit korçar.

Në 17 javë kampionat, Skënderbeu ka marrë vetëm 12 pikë, duke mbajtur vendin e fundit në tabelën e renditjes. Korçarët kanë mundur vetëm Bylisin 2 herë në Superiore, ata kanë pasur shumë vështirësi edhe në ndeshjet në shtëpi. Klubi bëri disa ndërhyrje në merkaton e dimrit, por sërish skuadra ka vazhduar me rezultate negative. Humbja e fundit ishte pikërisht në Korçë me Kukësin, 0-4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë