Lajme

Skema e re, fermerët naftën pa taksa dhe matrikullimin e bagëtive falas

Ministri Blendi Çuçi nga Fieri ka bërë me dije se Ministria e Bujqësisë po përgatit një skemë të re që fermerët më në fund ta kenë naftën pa taksa dhe matrikullimin për kafshët falas.

Ligji mendohet të hyjë në fuqi në 2020-ën.

Çuci u tha feremrëve në Fier se aktualisht po mendohet për ngritjen e infrastrukturës që skema përveç se të funksionojë më së mirë, të jetë e kontrollueshme për të mos lejuar abuzimin.

“Me zhvillimin e teknologjisë sot, ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë gjë. Por do të përfitojnë vetëm ata që janë të formalizuar. Ky është një projekt që po vijon. Me shpresë vitin tjetër do ta paraqesim në qeveri për të marrë pastaj një vendim”, tha ministri Çuçi.

Për fermerët përpos çmimit të shtrenjtë të naftës, shqetësim mbetet matrikullimi i bagëtive. Për këtë Çuci garantoi fermerët se shërbimi veterinar do të kontrollohet plotësisht nga shteti dhe matrikullat do të jenë falas, pasi ministri pranoi që sistemi i zgjedhur me klinikat veterinare ka dështuar. Sipas tij ligji i ri do të shkojë shumë shpejt në Parlament.

Sa i përket çështjes së pronave, ministri Çuçi përmendi ligjin e ri që është përgatitur për të adresuar këtë problem, ligj i cili po shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë