Shendet

“Skaneri që më shpëtoi jetën”

   Reporteri Thomas M. Burton djathtas, ka folur këtë muaj me Bruce Perler, profesor i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Johns Hopkins Hospital, në Baltimorë. Më 27 qershor, Dr. Prrler kreu një operacion për të zhbllokuar arteriet karotide të zotit Burton. Stephen Voss / The Wall Street Journal  

Thomas.M.Burton. TheWall Street Journal - “Le të flasim për rezultatet e analizave të tua”, më tha neurologia. Dukej sikur kishte lajme të mira, por në fakt ishin tronditëse. Arteria karotide në anën e majtë të qafës sime, një nga dy burimet kryesore të gjakut dhe oksigjenit për trurin, ishte e zënë nga një pllakë dhjami, tha mjekja. Arteria ishte thuajse krejt e bllokuar. "Duhet të ketë një gabim", mendova i çmeritur. Bëj stërvitje, jam i shëndetshëm dhe i ri.

Në fakt, jam 68 vjeç, por një 68-vjeçar i ri. Jeni në rrezik për një goditje të rëndë, tha ajo, dhe keni nevojë të operoheni. Menjëherë. Ironia nuk më ishte e huaj. Si gazetar që mbuloj fushën mjekësore, kam kaluar vite duke shkruar rreth goditjeve në tru, shumë prej të cilave shkakton nga mpiksje, që bllokojnë qarkullimin e gjakut drejt trurit. Tani po përballesha me pyetjen shkurajuese: A do të bëhesha një barsoletë e çuditshme? Si për shembull: “E shihni atë tipin që shkruan ata artikujt rreth goditjeve në tru? Sapo ka kaluar një të tillë, vetë.”

Një arterie karotide e bllokuar nuk dukej e mundshme për një njeri aktiv, si unë. Kurrë nuk kam tymosur, kam vrapuar, kam ngritur pesha apo kam bërë diçka aerobike dhe kam luajtur tenis thuajse çdo ditë të jetës sime. Kujdesem mbi çka ha. Madje kam shkruar një artikull sesi e mbajta kolesterolin e keq në kontroll, me dietë dhe ushtrime fizik, pa përdorur mjekim. Megjithëse jam i varur nga djathi dhe kam shtuar pak peshë, kam ngrënë ushqime si salmon dhe tërshërë me zell,  për më shumë se 20 vjet. Kështu kisha  në përfundimin se isha përjashtim nga krizat mjekësore. Diagnoza më bëri të rishqyrtoj dilemat, që dikur më dukeshin akademike. Si për shembull: A duhet që të moshuarit të bëjnë skaner për arteriet karotide të bllokuara?

Shtigjet kritike

Arteriet karotide janë rrugëkalime,  përmes të cilave gjaku dhe oksigjeni lëvizin drejt trurit dhe fytyrës së njeriut. Kur pllakat e dhjamit pengojnë një arterie, furnizimi me gjak mund të reduktohet ose ndërpritet, duke rezultuar në një goditje në tru.

Burimet: Dr. Bruce A. Perler, Spitali Johns Hopkins, Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, ShBA.

Mpiksjet shkaktojnë  afro 700 mijë goditje që çojnë në 130 mijë vdekje,  çdo vit,  në ShBA dhe,  janë  ndër shkaqet parësore, të parandalueshme, që çojnë në humbje të aftësive, sipas Shoqatës Amerikane të Goditjeve në Tru. Sëmundja e karotides është shkaku kryesor i këtyre goditjeve – afro 200 mijë goditje në vit, thonë specialistët vaskularë. E megjithatë, 80 përqind e këtyre pacientëve nuk kanë simptoma përpara goditjeve. Në vitin 2014, Task-Forca amerikane doli në përfundimin  se,  njerëzit pa simptoma nuk kanë pse i nënshtrohen skanerit për sëmundjet karotide, duke thënë se rreziqet, siç janë operacionet e këqija, “i tejkalojnë përfitimet”. Por Task-Forca – një panel mjekësh privatë të caktuar me ligj për të ndihmuar politikat mjekësore amerikane – u fokusua në skanimin e popullsisë së përgjithshme, jo tek pacientët e moshuar.

Task-Forca thotë se nuk ka aq shumë goditje në tru, të shkaktuara nga karotidja,  për t’u garantuar skanimin të gjithëve. Sigurisht, jo të gjithë me bllokim karotideje do të operohen; mijëra njerëz me këtë gjendje mund të përfitojnë nga terapia e barnave. Përvoja ime, së bashku me disa fakte nga skanimi i mijëra individëve, ngre pyetje rreth përfundimit të Task-Forcës. Shoqata për Kirurgjinë Vaskulare rekomandon skanimin e njerëzve mbi 65 vjeç me sëmundje koronare, tension të lartë të gjakut apo me  histori në duhanpirje.

Task- Forca në përgjithësi mbështet skanimin e amerikanëve për kancerin e gjirit, me 253 mijë raste të rinj tek gratë dhe me 41 mijë vdekje çdo vit, si edhe kancerin kolorektal, me 135 mijë raste të reja dhe 50 mijë vdekje në vit. Qeveria dhe siguracionet private paguajnë për skanimin e këtyre sëmundjeve, por jo për skanimin e karotides për njerëzit që nuk shfaqin simptoma, që mund të kushtojë afro 70 dollarë për person. Pasi dëgjova lajmin tronditës rreth karotides sime të bllokuar, u përballa me një vendim të madh. Ime shoqe, Christa dhe unë jetojmë pranë Uashingtonit. Vajza jonë, Maddie, pritej të martohej në San Francisko në muajin qershor, një muaj pasi neurologia më tha se kisha nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale. Befas, shpresa për të qenë në dasmë dukej e mekët.

Dija tradicionale thotë se mes 65 -vjeçarëve dhe më të moshuarve, vetëm ata me simptoma duhet të ekzaminohen. Kjo nënkupton  individë që kanë goditje të vogla, të cilat priren të jenë periudha të shkurtra, ku pacienti ka diçka që nuk shkon në njërën anë të trupit, zakonisht për disa minuta. Simptomat shpesh përfshijnë të folurit e  ngathët, humbjen  e përkohshme të  shikimit, varje nga një anë e fytyrës dhe dobësi apo mpirje në një krahë apo këmbë.Kirurgu vaskular George Lavenson Jr., shkruante më 2012 –ën në Revistën për Ekografinë Vaskulare, se mes 22 mijë e 146 njerëzve të skanuar për sëmundjet karotide,  gjatë katër fushatave publike të skanimit mes viteve 2001 dhe 2006, afro 7.5 përqind, dolën se kishin bllokim në 60 përqind ose më shumë – mjaftueshëm për të garantuar trajtim me mjekim.

Mpiksjet shkaktojnë afro 700 mijë goditje që çojnë në 130 mijë vdekje, çdo vit, në ShBA

“Është e vështirë të kuptohet sesi, shumë  liderë në profesionin e mjekut mund t’ua  kundërshtojnë një skaner të hollësishëm një apo dy minutash të moshuarve,  që mund të gjenden në atë 7.5 përqind të popullsisë me sëmundje të heshtura të  arteries karotide” , ka thënë Dr. Lavenson. Këta pacientë mund të “vlerësohen dhe menaxhohen për t'ua  parandaluar që të jenë një prej atyre 700 mijë goditjeve në tru,  shkaktuar nga mpiksja e që vijojnë t’i kemi çdo vit.” Pjesa më e madhe e mjekëve mund të më vendosnin në një kategori pa simptoma apo më pak të rrezikuar. Por pesë vjet më parë, vrapova  rreth 7 milje përgjatë lumit Potomak. Në fund të vrapit, këmba e djathtë nisi të më dridhej. Ajo ndjesi rrallë u përsërit, deri muajt e fundit, kur nisi të shfaqej më shpesh, bashkë me dridhjet në krahun e djathtë.

Mjeku im, Joel Taubin, më rekomandoi neurologen Rhanni Herzfeld, nga Qendra e Neurologjisë në Uashington. Ajo më rekomandoi analiza për të kuptuar shkakun e dridhjes;  mbase një nerv i shtrënguar, epilepsi fillestare, një çrregullim neurologjik apo një tumor. Rezultatet i përjashtuan të gjitha. Pastaj një skaner në kokë tregoi disa njolla të bardha,  në anën e majtë. Dr. Herzfeld pyeti veten nëse mund të kisha pasur “goditje të fshehta”, që çonin copëza të vogla të pllakave të arteries të pluskonin drejt trurit tim – dhe tani shfaqeshin si njolla të bardha, në skaner. Pllakat e dhjamit grumbullohen në arteriet e pjesës më të madhe të njerëzve dhe mund të formojnë mpiksje, që shkëputen dhe shkaktojnë goditje.

Dr. Herzfeld urdhëroi një ekografi karotideje për arteriet në të dy anët e qafës sime. Ishte një skanim i shpejtë, pa dhimbje dhe i shumë i detajuar. Disa çaste më vonë, po bisedonim në zyrën e saj. Karotidja ime e djathtë ishte fare e pastër, tha ajo. E majta ishte thuajse krejt e bllokuar dhe kisha nevojë për kirurgji të menjëhershme për ta pastruar. E pyeta nëse mund ta trajtonim pengesën me mjekim kundër pllakave, siç është Plavix. “Jo, bllokimi yt, është shumë i përhapur”, tha Dr. Herzfeld. Ajo rekomandoi që Bruce A. Perler, një profesor i kirurgjisë vaskulare në Spitalin Johns Hopkins Hospital, në Baltimorë, të kryente procedurën.

Dija tradicionale thotë se mes 65 -vjeçarëve dhe më të moshuarve, vetëm ata me simptoma duhet të ekzaminohen.

Efikasiteti i kirurgjisë së arteries karotide tek njerëzit pa simptoma – por me bllokime të mëdha – u vendos dy dekada më parë,  nga eksperimenti Josimptomatik i Stenozës së Arteries Karotide, kryer nga Institutet Kombëtare të Shëndetit. Tregoi, për spitalet amerikane dhe të Kanadasë, se rreziku i goditjeve në tru apo i  vdekjeve, në pacientët e operuar pas një kohe mesatare prej 2.7 vitesh, ishte 5.1 përqind më pak se gjysma e njerëzve,  që trajtoheshin me mjekime. Një studim ndërkombëtar, i botuar në vitin 2010,  në revistën “Lancet”,  tregoi përfitime të ngjashme nga operacioni kirurgjik. U konsultova edhe me mjekë të tjerë, përfshi një që tha: “Nuk është tamam një emergjencë, por është urgjente.”

Operacioni është serioz, me gjasat e goditjeve dhe të vdekjeve, brenda 30 ditëve pas operacionit,  shkojnë në një total prej 2.4 përqind, në studimet kryesore të shqyrtuara nga Task-Forca. Task-Forca ka vrojtuar se masa tipike duhet të ishte e lartë deri në 5 përqind,  në disa spitale me  fluks të ulët. Njerëzit që e marrin në konsideratë këtë operacion duhet të pyesin spitalin e tyre, kirurgun apo qendrën akademike mjekësore rreth gjasave për goditje dhe vdekje pas ndërhyrjes. Pak spitale dhe kirurgë, në ShBA, i botojnë rezultatet e tyre individuale. Norma e Dr. Perler-it ishte nën 1 përqind. Ai më tha se rreziku im për goditje ishte 10 deri në 15 përqind në pesë vitet e ardhshme, me shumë probabilitet në vitin e parë.

Një javë përpara dasmës së Maddie-it, ime shoqe dhe unë takuam Dr. Perler-in në spitalin Johns Hopkins. Gjatë rrugës për në Baltimorë, i telefonuam Maddie-it. Ajo u duk e frikësuar dhe i thashë se mbase nuk do të kem nevojë për operacion –ose do e anuloj. U thamë edhe vëllezërve të saj, Jamie-it dhe Will-it, si edhe së motrës Samantha-s, se ç’po ndodhte.

Analiza e Dr.Perler-it pohoi gjetjet e Dr. Herzfeld: kisha përfundimisht nevojë të operohesha. Arteria ime ishte thuajse e gjitha e bllokuar nga pllaka “ekoluscente” – një lloj që formon lehtë mpiksje, çahet dhe shkakton goditje. Diskutuam rreth kohës së ndërhyrjes. Operacioni i radhës për  Dr.Perler-in ishte më 18 qershor. Kjo kohë do të më linte katër ditë rikuperimi përpara dasmës. Ai më lajmëroi se do të ishte “e mjerueshme” po ta bëja. Por dita e tij e radhës për operacionin nuk ishte përpara 27 qershorit.“Mund të presësh pa problem deri javës që vjen”, tha ai, “Por në vendin tënd, nuk do të prisja dy muaj.” Më pas shtoi fjalët që i mbaj mend më mirë: “Do të kujdesemi shumë për ty.”

Ime shoqe dhe unë vendosëm për datën 27 qershor dhe u nisëm drejt San Franciskos për dasmën. Ishte një ceremoni aspak tradicionale, pa vello të bardhë apo paradë shoqëruesesh. Maddie kishte veshur një fustan ngjyrë shampanjë, zbukuruar me rruaza. Nuk e kisha parë kurrë aq të lumtur – me përjashtim të rastit kur këndonte “Poni im i vogël”, në moshën 6 –vjeçare. Isha thjesht i lumtur që ndodhesha aty.

Tom Burton dhe e bija, Maddie, në dasmën e saj me Dan Powers në Bashkinë e San Franciskos, në qershor, më pak se një javë përpara se z.Burton të operohej për të zhbllokuar arterien karotide. Foto: Christina Richards.

Mëngjesin e 27 qershorit, Dr.Perler nisi të operonte në orën 7:30. Brenda dy orësh, e kishte pastruar pllakën nga arteria ime karotide. Më pas, më tha se ishte aq e mpiksur  – afro 99 përqind – sa nuk mundej as të kapte rrahjet në të. Me t’u zgjuar, u lehtësova kur pashë se sytë dhe gishtërinjtë më funksiononin. Mund të mendoja dhe flisja qartë. Isha madje i aftë t’u ankohesha infermiereve sesa keq isha katandisur.

Kalova dy ditë në kujdes intensiv, me tensionin e gjakut që më rritej hera-herës. Rreth dy javë pas operacionit, u ndjeva krejt normal. Nisa sërish vrapin dhe ngritjen e peshave. Kohët e fundit kam luajtur golf për herë të parë, prej ndërhyrjes kirurgjike dhe,  ndihem më së miri. Por më shumë ndihem me fat që kreva një ekzaminim, i cili mund të më ketë shpëtuar jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë