Treg

Skandali në Binance trondit kriptomonedhat dhe investitorët

Edhe njëherë kriptomonedhat provuan sa të ndjeshme janë nga ndryshimet në treg. E hëna nisi negativisht për to, me Bitcoin që ra në vlerën e 37.4 mijë dollarëve, pas një “kyçje” në 38 mijë prej disa ditësh. Ajo ishte vlera më e lartë që kriptomonedha kishte parë në më shumë se një vit. Kjo tregon se zhvillimet e fundit në tregun digjital të parave kanë ulur besimin e investitorëve.

Po ashtu, edhe alternativat e tjera kripto pësuan humbje. Ethereum ra me 1.42%, në kufijtë e 2 mijë dollarëve. Në total, i gjithë tregu humbi miliarda dollarë në pak orë dhe kapitali ra në 1.42 trilion nga 1.50 trilion.

Pak ditë më parë, kriptot morën një goditje të paimagjinueshme. Kompania më e madhe në këtë fushë, Binance, që kontrollon pjesën më të madhe të transaksioneve, pranoi abuzimet financiare dhe kreu i saj Changpeng Zhao, dha dorëheqjen pasi pranoi 11 akuza për pastrim parash. Ajo ra dakord të paguajë më shumë se 4.3 miliardë dollarë në gjoba, thanë autoritetet amerikane të martën. Vetë kompania po pëson një rënie progresive, ku vetëm ditët e fundit janë tërheq mbi 1 mld dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë