Libra

Skandali i pedofilisë nuk mundi t’i thyejë qarqet e mbyllura të Francës Letrare

Vitrina e një librarie në Paris. Ndërsa botuesit francezë botojnë qindra tituj në vit, çmimet letrare luajnë rol kyç se cilët lexohen dhe ribotohen.

Një nga çmimet letrare më prestigjioze të Francës, “Renaudot” mund të ndryshojë karrierën e një shkrimtari brenda natës. Fituesit e çmimeve hyjnë në listat e bestsellerëve. Botuesit fitojnë të drejta mburrjeje në një komb që e vendos letërsinë në zemër të ndjenjës së tij të madhështisë dhe pozitës globale.

Një shembull goditës  tani është sot  famëkeq: Gabriel Matzneff, shkrimtari karriera e të cilit u ringjall me çmimin më 2013-n para se të shembej këtë  vit,  kur një grua publikoi një histori bombë të marrëdhënies së tyre seksuale,  kur ishte e mitur. Ai tani përballet me një hetim policor në një skandal kombëtar që ka zbuluar sesi elitat parisiane kanë mbrojtur , kanë kremtuar dhe kanë mundësuar pedofilinë e tij prej kohësh.

Fitorja e Z. Matzneff u orkestrua nga një elitë plotësisht e vetëdijshme për pedofilinë e tij, të cilën ai e kishte mbrojtur me guxim për dekada. Redaktori dhe miqtë e tij të fuqishëm u ulën në juri. “Ne menduam se ai ishte trokë, i sëmurë, kjo do ta gëzonte atë”,  tha Frédéric Beigbeder, një i besuar i Z. Matzneff dhe një anëtar i jurisë së  “Renaudot”,  që nga viti 2011.

Pasojat nga çështja Matzneff kanë dallgëzuar  Francën, duke përçarë feministet dhe duke i dhënë fund karrierës së një nënkryetari të fuqishëm të Parisit. Megjithatë, bota ishullore që dominon jetën letrare franceze mbetet kryesisht e padëmtuar, duke demonstruar se sa e ngulitur dhe e ngurtësuar është në të vërtetë.

Për dekada, Gabriel Matzneff, pedofilia e të cilit ishte një sekret i hapur, gëzoi mbështetjen e anëtarëve të elitës franceze.  Foto: Andrea Mantovani për The New York Times

Prova e kësaj është “Renaudot” - të gjithë, përveç njërit  prej të njëjtëve juristë që nderuan Z. Matzneff,  kurorëzuan  fituesit e këtij viti. Anëtarët e jurisë ia akorduan çmimin Renaudot për romanin më të mirë shkrimtares Marie-Hélène Lafon,  një e jashtme e qarqeve të klubeve letrare të Francës. Që “Renaudot”, çmimi i dytë më i madh letrar i Francës, mund të zbehë skandalin Matzneff nënvizon natyrën vetë-përjetësuese dhe të padepërtueshme të shumë prej institucioneve elitare të Francës. Qoftë në shkollat ​​e larta, ndërmarrjet, administratën qeveritare apo në Akademinë Franceze, kontrolli shpesh i takon një grupi të vogël, të vendosur - burra më të moshuar, të bardhë - që shpërblen miq me të njëjtat mendje dhe bllokon efektivisht të sapoardhurit.Në sistemin e çmimeve letrare të Francës, anëtarët e jurisë shërbejnë zakonisht gjatë gjithë jetës  dhe i zgjedhin vetë anëtarët e rinj. Në një proces të mbushur me konflikt interesi që rrallë shqyrtohet, gjyqtarët shpesh zgjedhin fitues midis miqve, përkrahin punën e një kolegu dhe botojnë në emër të një partneri romantik.

Procesi nuk do të tolerohej kurrë në gara si “British Booker Prize”,  ose “American Pulitzer”, ku juritë ndryshojnë çdo vit dhe gjyqtarët heqin dorë nga konfliktet e mundshme të interesit.

Z. Beigbeder u tall me sugjerimet e ndryshimit si përfaqësimin e një dëshire të ndikuar nga amerikanët për “pastërti” dhe “përsosmëri”. Por realiteti është se thirrjet për një rishikim  janë shtuar edhe nga brenda Francës.

Në fillim të këtij viti, menjëherë pasi shpërtheu skandali Matzneff, artikujt në media franceze dhe komentet në mediat sociale e zeruan çmimin “Renaudot”,  si një mishërim i dobësive të botës letrare të Francës.

Jérôme Garcin, një anëtar jurie që nga viti 2011, u largua nga “Renaudot”, në mars

Jérôme Garcin, një anëtar jurie që nga viti 2011, u largua nga “Renaudot”, në mars - ishte vetë një përmbysje e rrallë. Ai i nxiti kolegët e tij juristë të adresonin “të metat” e çmimit, pasi e zëvendësuan atë me një grua. Vetëm një nga 10 anëtarët e jurisë ishte femër.

Në një intervistë të fundit, Z. Garcin tha se ai shpresonte të nxiste një “dorëheqje nga e gjithë juria, e cila do të rindërtohej mbi një themel të ri”. “I  thashë vetes që, të paktën në jurinë tonë, kjo do të sillte një vetëdije në rritje, disa debate, një pikëpyetje”,  tha Z. Garcin. “Dhe më pas, asgjë nuk ndodhi”.

Gjashtë nga nëntë anëtarët aktualë të jurisë, të cilët ranë dakord të intervistohen nga The New York Times thanë se po kërkonin të rekrutonin një tjetër juriste femër. Por askush nuk përshkroi planet për ndryshime më të mëdha. Skandali Matzneff nuk kishte nxitur diskutime të brendshme, thanë. “Sinqerisht, mendoj se  jo, nuk kemi nevojë të riformohemi”, tha Jean-Noël Pancrazi, anëtar i jurisë që nga viti 1999. “Funksionon mirë si kjo”.

Ndjenja nuk i befason vëzhguesit e skenës letrare të Francës apo të jetës së saj politike.“Ky është një vend që e ka jashtëzakonisht të vështirë të pranojë ndryshimin në institucionet e tij”, tha Françoise Nyssen, kreu i një botuesi, “Actes Sud”, i cili ishte ministri i kulturës në  Francë, më 2017 dhe 2018. “Njerëzit mbrojnë veten kundër ndryshimit”.

François Busnel, drejtuesi i “La Grande Librairie”, programi më i rëndësishëm letrar televiziv i Francës, krahasoi juritë e çmimeve me mafien jugore të Italisë. “Është një kamorra, veçanërisht “Renaudot””, tha ai në një intervistë të fundit.

Salloni Renaudot, në restorantin Drouant në Paris. Foto: AndreaMantovani për The New York Times.

Ndoshta askush nuk mishëron konfliktet e interesit të “Renaudot” më shumë sesa anëtari  i saj me kohën më të gjatë në detyrë, Christian Giudicelli, 78 vjeç, një mik i vjetër dhe redaktor i Z. Matzneff. Me kalimin e viteve, ai ka lobuar për punë nga miqtë ose nga “Gallimard”, shtëpia botuese më historike e Francës, ku është redaktor. Ai gjithashtu boton veprën e tij të shitur dobët, duke përfshirë një libër të vitit 2019,  që shiti vetëm 180 kopje.

“Është  e qartë se nëse ai është botuar, kjo është për shkak se ai është anëtar i një jurie - përndryshe, pse do të botohej Christian Giudicelli në vend të një tjetri?”,  Tha Raphaël Sorin, ish-redaktori i Michel Houellebecq, shpesh i konsideruar romancieri më i madh i gjallë i Francës, duke përshkruar shkrimet e Z. Giudicelli si “mediokër”. Antoine Gallimard, kreu i ndërmarrjes botuese të themeluar nga gjyshi i tij, refuzoi kërkesat për intervistë.

Në shkrimet e tyre, Z. Giudicelli dhe Z. Matzneff kujtojnë udhëtime të shpeshta së bashku në Filipine. Ndërsa Z. Matzneff rrëfen angazhimin në turizmin seksual me djem të moshës 8 vjeç, Z. Giudicelli përshkruan përfshirjen e tij me një prostitutë mashkull,  18-vjeçar në Manila.Z. Giudicelli refuzoi kërkesat për intervistë përmes një jurie tjetër dhe nuk iu përgjigj thirrjeve ose mesazheve në celularin e tij.

Duke nisur  në vitet 1960, Z. Giudicelli gdhend në mënyrë të qëndrueshme një karrierë të suksesshme në Paris,  si shkrimtar dhe gazetar në radio. Më 1986-n, ai u vlerësua me “Renaudot” për një roman, “Station balnéaire”, protagonisti i të cilit, një prostitutë e re mashkull, është i përfshirë me një shkrimtar më të vjetër mashkull.

Vetë Z. Matzneff ka qenë i qartë në lidhje me mbështetjen nga Z. Giudicelli. Z. Matzneff shkroi në ditarët  e tij dhe i tha “The Times” në fillim të këtij viti se Z. Giudicelli e mbështeti atë në jurinë e “Renaudot”,  për një roman të vitit 2006 botuar nga kompania mëmë e Gallimard dhe më pas,  për një libër jo-fiction, më 2009.Z. Matzneff tha se ai shpresonte veçanërisht të fitonte në kategorinë e romanit prestigjioz.

Christian Giudicelli është anëtari i dytë më i vjetër i çmimit letrar Renaudot dhe mik i hershëm dhe redaktor i Z. Matzneff. Foto: Francesca Mantovani/Gallimard.

“Do të kisha fituar shumë më shumë para”,  tha Z. Matzneff, duke shtuar se fitorja më 1986-n e kishte lejuar Z. Giudicelli të blinte një apartament me tre dhoma në Paris.

Në provën e tij të tretë, më 2013-n, Z. Giudicelli arriti të bindë juristët e tjerë që t’i jepnin mikut të tij çmimin ese. Por nuk ishin vetëm librat e Z. Matzneff, të cilëve  Z. Giudicelli u kishte dalë në favor. “Ndonjëherë Christian Giudicelli do të thotë, “ky është një libër që redaktova, por është i mirë dhe unë e mbështes atë””, tha Dominique Bona, gruaja e vetme në jurinë e “Renaudot” dhe anëtare e Akademisë Franceze. “Ai e thotë atë shpesh”. Në vitin 2017, Z. Giudicelli ngulmoi fort për “Nos années rouges”, një roman që ai kishte redaktuar në “Gallimard”.

Ai u mbështet nga një anëtar tjetër jurie, Patrick Besson, i cili rastësisht ishte partneri romantik i autores së romanit, Anne-Sophie Stefanini. “Unë doja që ajo të merrte çmimin”,  tha Z. Besson, një shkrimtar tani i martuar me Znj. Stefanini, në një intervistë. “Unë nuk e pashë konfliktin e interesit”. Një analizë nga “The Times” tregoi se juria e “Renaudot” vuante shumë më shume se  nga konfliktet e  mundshme të interesit sesa tre çmimeve të tjera kryesore, “Goncourt”, “Femina” dhe “Médicis”. Midis 2010 dhe 2019, mesatarisht, gati tre nga 10 anëtarët e jurisë “Renaudot “dhe laureati për romanin më të mirë në një vit të caktuar, kishin lidhje me të njëjtin botues – trefishi i mesatares për tre juritë e tjera.

Selia e botuesit francez Gallimard,  në Paris.

Në tre vjet specifikë, gjysma e jurisë kishin libra të botuar nga e njëjta kompani botuese që kapi çmimin. Katër nga nëntë juristët e tij aktualë punojnë për botuesit.   “Ne votojmë për redaktorin që njohim sepse, përveç çdo historie miqësie ose presioni nga redaktorët, në përgjithësi ne i njohim shumë mirë librat e redaktorit tonë”,  tha Louis Gardel, një anëtar i jurisë “Renaudot”,  që nga viti 1986 dhe redaktues e lexues profesionist për një kohë të gjatë në “Seuil”, një botues i madh. Çdo vit, një komb lexuesish të pangopur dynden për të blerë fituesit e çmimeve.

“I them vetes si është e mundur që vazhdon kështu dhe që veçanërisht publiku e ha plotësisht karremin”,  tha Jean-Marie Laclavetine, një redaktor kryesor në Gallimard.

Anëtarët  jurisë në çmimet kryesore gëzojnë emërimet gjatë gjithë jetës; përjashtim është “Goncourt”, i cili vendosi një moshë pensioni të detyrueshëm në moshën 80 vjeçare,  më 2008-n. Juristët zgjedhin anëtarë të rinj, pothuajse gjithmonë nga një rreth i vogël. Në katër çmimet kryesorë, ka një anëtar jurie jo të bardhë midis 38 syresh. Vetëm tri gra ulen në jurinë me 10 anëtarë,  të Goncourt. “Në vitin 2020, të lutem!  Kjo është qesharake, kjo nuk është përfaqësuese e Francës”, tha Z. Busnel, duke shtuar, “Është bota e vjetër që po kacavirret”.

Një fotografi e anëtarëve të Akademisë Goncourt në raftin e sallës së Goncourt në restorantin Drouant.

Në jurinë e “Médicis”, reforma ishte një temë tepër e ndjeshme për t’u diskutuar, tha Marie Darrieussecq, një anëtare që nga viti 2017. Të paktën një anëtar i jurisë votoi automatikisht për librat nga botuesi i tij, tha ajo. Anëtarët e jurisë, shkrimtarët dhe redaktorët thanë që botuesit gjithashtu siguruan votat e anëtarëve që nuk ishin punonjës përmes mënyrave të tjera, përfshirë lajmërimet për  libra të rinj,  ose pagesat për një parathënie.

“Në Francë, mund të jenë 15,000 euro apo  20,000 euro”, tha zonja Darrieussecq, duke iu referuar lajmërimeve të librave prej 18,000 dhe 24,000 $. “Por për këto 20,000 euro, ata do të jenë besnikë, luajalë, të cilat janë fjalë të bukura për t’u thënë të korruptuar”. Mbrojtësit e emërimeve gjatë gjithë jetës argumentojnë,  që mbajtësit e detyrës të zhvillojnë ekspertizë.

François Busnel, moderatori i “La Grande Librairie", me Vanessa Springora në janar/ Associated Press

Christine Jordis, një redaktore dhe lexuese profesionale për një kohë të gjatë në Gallimard dhe një anëtare jurie e “Femina” që nga viti 1996, hodhi poshtë sugjerimin se puna e saj ndikoi në votim- duke thënë se ajo i jepte në fakt pavarësi financiare. Ajo hodhi poshtë kritikët e emërimeve gjatë gjithë jetës, duke thënë, “Këta janë të rinj që besojnë tek egalitarizmi, të cilët mendojnë se çdokush mund të lexojë, si kushdo tjetër”.  Sylvie Ducas, një eksperte e  jurive letrare në Universitetin e Paris-Est Créteil, tha se edhe reformat e pjesshme do të ndihmonin “Renaudot” dhe çmimet e tjera, të rifitojnë besueshmërinë.

“Ata duhet të reformohen, në mënyrë që të mund të jenë në një sistem,  që pasqyron më shumë kuptimin tonë për një kulturë demokratike”, tha Znj. Ducas, duke shtuar se, “Një juri që nuk di të reformojë në momentin që është nën kërcënim, është një juri e vdekur. ”Edhe disa nga përfituesit e sistemit tani deklarojnë mosbesim.

“Renaudot” i vitit 2013,  i  akorduar Z. Matzneff zemëroi një grua me emrin  Vanessa Springora, e cila në vitet 1980 kishte  qenë e përfshirë me shkrimtarin, kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai ishte 49 vjeç. Zonja Springora filloi të shkruante librin rrëfyes, “Pëlqimi”, që shkaktoi rënien e tij.

Në fillim të këtij viti, Z. Matzneff tha se nuk pendohej që mori çmimin, edhe pse dëshmoi të ishte  kataklizmik për të – “aspak”, tha ai. Por në një shkëmbim të kohëve të fundit përmes postës elektronike, ai dukej më pak i sigurt. Nuk  donte të fliste për çmimet letrare, shkroi ai. “Bota letrare”, tha ai, “më bën të vjell”./ The New York Times. Përktheu: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë