Futboll

Skandal në Premier Ligë/ Lojtarët organizojnë ‘sexy party’, zbulimi nga dëshmia e modeles

Gazeta Si – Një tjetër skandal me sfond seksual ka shpërthyer në Premier Ligë. Sipas të përditshmes angleze "The Sun", një futbollist, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur publikisht, ka organizuar shpesh ‘sexy party’.

Në këto festa "modelet që kanë marrë pjesë kanë qenë të detyruara për të dhënë zyrtarisht konsensusin e tyre për praktika erotike”, - shpjegon tabloidi anglez "The Sun".

Foto ilustruese. Nje lojtar i Premier Liges ka organizuar 'Sexy Party'. Gazeta Si, 17 tetor 2023

E gjitha kjo është zbuluar nga shtypi pas dëshmisë së një prej modeleve pjesëmarrëse në këto ‘sexy party’. Kjo modele është urdhëruar të dorëzojë celularin e saj në hotelin me 5 yje në Londër, ku është organizuar një nga festat e shumta të kësaj natyre.

Për “The Sun”, modelja ka deklaruar: "Ishte një çmenduri. Ishin disa futbollistë të Premier Ligës në shtrat me disa vajza”. Për momentin ky është një hetim i një prej të përditshmeve më të mëdha në Angli.

Faqja e pare e 'The Sun'. Gazeta Si, 17 tetor 2023

Dëshmia e modeles është në vazhdën e disa provave për ekzistencën e këtyre festave seksuale të organizuara nga futbollistët e Premier Ligës. Ditët në vazhdim mund të ketë të reja të tjera në lidhje me këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë