Politike

Situatë qesharake në konferencën e kryetarëve, Bardhi dhe Açka marrin pjesë si kryetar grupi të PD, njëri njoftohet me email zyrtar, tjetra vetëprezantohet   

Deri të mërkurën në mesditë (20 shtator) kryesia e Kuvendit njeh Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thirri mbledhjen e konferencës së kryetarëve të mërkurën pas mesdite ku paraprakisht në emalin zyrtar të shpërndarë për pjesëmarrësit në mbledhje u vu re emri i Gazment Bardhit ende si kryetar i grupit parlamentar i PD-së.

Bardhi nuk është kryetar (apo nënkryetar) i ndonjë komisioni në cilësinë e të cilit mund të ishte ftuar nëse nuk njihet si kryetar i grupit nga kryesia e Kuvendit

Emaili drejtuar Gazment Bardhit si kryetar i grupit

Në seancën e kaluar të Kuvendit, pati një replikë mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës kur kjo e fundit njoftoi se i kishte mbërritur një shkresë nga Lulzim Basha në cilësinë kryetarit të PD-së ku ia delegonte detyrën e kryetarit Flutura Açkës. Kryetarja e Kuvendit i tha Bardhit në replikë e sipër se kishte hezituar të pranonte shkresën e Bashës dhe se ajo do të konsultohej me juristët e Kuvendit para se të merrte një vendim që ende nuk është vendosur zyrtarisht porse të mërkurën Bardhi është thirrur në konferencë si kryetar i grupit të PD.

Në anën tjetër edhe Flutura Açka është paraqitur në kryesinë e Kuvendit (kësaj here) si kryetare e grupit dhe jo si kryetare e komisionit të Medias dhe Arsimit në cilësinë e së cilës ajo normalisht thirret në mbledhjen e konferencës së kryetarëve

Açka mësohet se është larguar nga mbledhja, me argumentin se situata sipas saj po behej qesharake duke u paraqitur dy persona si  kryetar grupi në emër të  PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë