Treg

Situata energjetike pozitive / Importi dhe konsumi ranë në fillim të vitit, solaret në rritje

Nga Gazeta ‘SI’ - Në tre muajt e parë të vitit, energjia në dispozicion në Shqipëria u ul me gati 10%, ndikuar nga importet më të pakta dhe konsumi i reduktuar.

Në janar-prill 2023 u prodhua rreth 40% energji më shumë se e njëjta periudhë e 2022-shit, 2.787 gigavat nga 2.016 gigavat. Ndonëse 57.9% rezulton prodhim i HEC-eve publike, HEC-et private që prodhuan 41.5% të energjisë, kanë shtuar peshën e tyre në prodhim. Një vit më parë ato prodhuan rreth 90 gigavat energji dhe këtë vit pothuajse 120 gigavat. Po ashtu edhe prodhuesit fotovoltaikë, që për 3 mujorin e parë 2023, zunë 0.6% të totalit, me një rritje prej 8 mijë megavatësh (në 1.7 gigavat).

Energjia e importuar ka pësuar rënie ndërsa ajo e eksportuar rritje, duke reflektuar situatën e përmirësuar energjetike në vend. Një tjetër tregues është edhe rënia e konsumit, si nga familjet edhe nga bizneset.

Për tre muajt e parë të vitit, familjarët konsumuan 89 gigavat energji, nga pothuajse 100 që kishin konsumuar në 2022-shin. Edhe për bizneset ka pasur rënie, me një reduktim pothuajse 10 gigavat nga viti në vit.

Kjo mund të lidhet me situatën e qëndrueshme meteorologjike, ku Shqipëria përjetoi një dimër të butë me shumë pak ditë të ftohta. Por mund të jetë edhe një efekt afatgjatë i fushatës së kursimit të energjisë në ndihmë të emergjencës energjetike që vendi jonë pati.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 534 Gwh nga 583 Gwh duke shënuar kështu një rënie me 8.4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë