Treg

Situata e përmirësuar energjetike në vend, eksportet u rritën me 90%. Bizneset po ulin konsumin

Nga Gazeta ‘SI’ - Përdorimi i energjisë elektrike në vend ra me 7.3% gjatë tremujorit të dytë 2023. Ndikimin më të madh në këtë dukuri e kanë patur bizneset, që duket se kanë ulur konsumin e energjisë. Nga ana tjetër, familjarët e kanë rritur këtë tregues me 1.2%.

Bilanci energjitik ka rezultuar tepër pozitiv për të njëjtën periudhë, me rritje të prodhimit vendas rreth 40%,  në 2.269 GWh. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 47% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1.2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Tregues pozitiv është edhe rritja e eksportit të energjisë me pothuajse 90% përgjysmimi i energjisë së importuar. Kjo lidhet me situatën e përmirësuar hidrike të Kaskadës së Drinit dhe reshjeve të vazhdueshme në vend. Deri në korrik 2023, kur Shqipëria u prek nga i nxehti afrikan, KESH nuk pati nevojën të blinte energji.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 359 GWh nga 363 GWh duke shënuar kështu një rënie me 1%. Humbjet në transmetim janë rritur me 2,8% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1,7%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 0,2%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë