Futboll

Siti-Sevilja sot për trofeun e parë sezonal, Guardiola në kërkim të Superkupës së Europës

Gazeta Si – Mançester Siti i Pep Guardiolës për herë të parë do të luajë një finale të Superkupës së Europës. Mbrëmjen e sotme kampionët e Europës ndeshen me Seviljen, fituese e Ligës së Europës. Ndeshja zhvillohet në ‘Karaiskaki’ të Pireut (ora 21:00).

Sevilja në anën tjetër, kur luan në arenën ndërkombëtare, bëhet një kundërshtar që duhet respektuar. Sepse në palmaresin e saj e ka edhe trofeun e sotëm (ka luajtur në 5 finale).

Haland pritet t'i dhuroje Guardioles nje tjeter trofe. Gazeta Si, 16 gusht 2023

Mançester Junajtid vjen në këtë ndeshje pas fitores në javën e parë të kampionatit ndaj Bërnlit, 3-0 në transfertë. Në atë ndeshje Guardiola humbi për dëmtim Kevin De Bryjne, që është një mungesë e madhe, edhe pse Siti niset si favorit. Në këtë ndeshje mund të mungojnë edhe Ruben Dias dhe Stons, dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm.

Siti ishte favorit edhe në finalen e ‘Community Shield’ kundër Arsenalit, ku u mund me penallti. Ndaj dhe Guardiola ka kërkuar që vëmendja të jetë në nivelin më të lartë. Trajneri spanjoll, kur bëhet fjalë për trofe, dëshiron t’i fitojë të gjithë dhe bën gjithçka që skuadra e tij të mos gabojë. Edhe Sevilja do të ketë disa mungesa në ndeshjen e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë