Para

Sistemi bankar shqiptar më pak efikasi në rajon

Sistemi bankar shqiptar më pak efikasi në rajon. Kur bizneset aplikojnë për kredi, u duhet të presin 25 ditë, më gjatë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Këtë e thotë Barometri i Ballkanit Perëndimor për Biznesin që nga anketimet me liderët e bizneseve ka gjetur se në Shqipëri vërehet përkeqësim në efikasitetin e sistemit bankar.

“Në Shqipëri, procesi i rishikimit të aplikimeve zgjat 25 ditë dhe përfaqëson një rënie të konsiderueshme të performancës së sektorit bankar pasi janë shtuar tetë ditë në afatin kohor që nga vrojtimi i vitit 2018.”- citon raporti.

Krahasuar me mesataren e Ballkanit që është 16 ditë, bankat shqiptare e shqyrtojnë një kredi për 9 ditë më shumë, krahsimisht me një vit më parë, ato e shqyrtojnë një kredi për 8 ditë më shumë.

Barometri ka vlerësuar gjithashtu se në ç’masë bizneset janë qasur bankave për kredi për të financuar veprimtaritë ekonomike apo për të investuar.

Sipas Barometrit, bizneset e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të financojnë veprimtaritë e tyre nga fondet e brendshme dhe fitimet e ruajtura. Fondet e brendshme luajnë një rol edhe më të rëndësishëm si një burim financimi sesa në vitin 2018 (70% në 2019 kundrejt 58% në vitin 2018)

Si ndërmarrjet e Shqipërisë, ashtu edhe ato të  Kosovës dhe Malit të Zi mbështeten për hua tek familjarët dhe miqtë më shumë sesa homologët e tyre nga pjesa tjetër e rajonit.

Në Shqipëri 82 % e bizneseve mbështeten në financimin e tyre kur mesatarja është 70 përqind. Pjesa e veprimtarive të financuara nga fondet e brendshme është rritur në mënyrë të konsiderueshme me një rritje prej 22 pikësh në Shqipëri krahasur me vitin 2018. Pjesa e investimeve të financuara nga fitimet e ruajtura nuk ka ndryshuar ndjeshëm për katër ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor që nga viti i kaluar.

Në Shqipëri vetëm 18% e bizneseve aplikojnë për kredi, ndërkohë që mesatarja e rajonit për këtë tregues është 29 përqind, nga 19% në 2018

Financimi përmes bankave tregtare mbetet më e përhapur mes kompanive të mëdha dhe të mesme, ndërsa ndërmarrjet mikro dhe bizneset e vogla mbahen me burime tradicionale të financimit.

Ashtu siç pritej, burimet e brendshme vazhdojnë të dominojnë financimet e bizneseve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me 82% të anketuarëve që janë përgjigjur të cilat i përdorin gjatë pesë viteve të fundit.

Burimi i dytë më i përdorur për financim është sektori bankar lokal (33%). Huatë nga familja dhe miqtë janë më pak popullore në rajon  si i tërë (11%), por prevalojnë më shumë në Kosovë (40%), në Malin e Zi (17%).

Vlen të përmendet se pjesa e ndërmarrjeve që përdorin kapitalin si burim financimi po rritet vazhdimisht, duke arritur në 8% në vitin 2019 në rajon, dhe potencialisht duke përshkruar një zhvillim të ri në tregjet financiare.

7% e aplikimeve janë refuzuar. Gjetjet e raportit tregojnë se NVE i përdorin kreditë më shumë për të financuar aktivitetet e biznesit se sa në investime kapitale, e kundërta e kompanive të mëdha që i përdorin kreditë për investime.

Mesatarisht, Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 70% të veprimtarive të tyre  e financojnë përmes një kombinimi të kursimeve dhe huasë nga familjarët dhe miqtë (vs. 45% të kompanive të mëdha). Ashtu siç pritej, e kundërta është e vërtetët për huazimin nga sektori bankar, që është më e dukshme për kompanitë e mëdha (19%), dhe ndërmarrjet e mesme (17%).

Ashtu siç pritej, burimet e brendshme vazhdojnë të dominojnë financimet e bizneseve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me 82% të anketuarëve që janë përgjigjur të cilat i përdorin gjatë pesë viteve të fundit.

Siç mund të pritej, firmat që operojnë me kapital të huaj ka më shumë të ngjarë të kenë qasje për kredi te bankat e huaja sesa homologët e tyre që operojnë me kapital vendas (28% kundrejt 11%), ndërsa të dy përdorin banka lokale me frekuencë të ngjashme. Në përgjithësi, mbështetja në sektorin bankar gjatë pesë viteve të fundit është rritur në përpjesëtim me madhësinë e kompanisë (nga 26% për mikro-ndërmarrjet në 56% në përgjithësi).

Si NVM-të ashtu edhe ndërmarrjet e mëdha kanë aplikuar për kredi me frekuencë të barabartë gjatë 12 muajve të fundit (29%), ndërsa në nivel industrie ka një interes më të lartë për hua midis kompanive që bëjnë biznes në bujqësi, gjueti, peshkim dhe pylltari (41%).

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë