Lajme

Siria, luftime të rënda midis forcave të Asadit dhe trupave turke

Nga Ankaraja Rexhep Tajip Erdogan njofton patrullime të përbashkëta turko-ruse përgjatë kufirit sirian. Dhe në veri të Sirisë trupat e tij vazhdojnë të përleshen me ato të Damaskut.

Luftime të rënda
Media shtetërore siriane raporton përleshje të dhunshme në fshatrat përreth qytetit kufitar Ras al Ain, në zonën ku ofensiva ushtarake e Ankarasë synonte të krijonte një “zonë të sigurt”. Qyteti është nën kontrollin e forcave të drejtuara nga kurdët sirianë, të mbështetur tani nga ata të regjimit të Bashar al-Asad, të cilët për disa ditë kanë luftuar me trupat e Ankarasë.

Patrullime të përbashkëta Turqi-Rusi
Patrullimet e përbashkëta të kufirit sirian janë njoftuar nga presidenti turk Erdogan. “Të premten, ne fillojmë punë të përbashkët në terren me rusët, me pak fjalë, ne fillojmë patrullat”, thotë Erdogan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.
Por Turqia rezervon të drejtën të fillojë një operacion të ri kundër militantëve të Njësive të Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG) në Siri, nëse nuk tërhiqen tridhjetë kilometra nga kufiri turk. Nëse është e nevojshme, Turqia mund të rrisë zonën e sigurisë në veri të Sirisë”, vazhdon lideri turk.

“Ju jeni duke bërë një gabim. Terroristët që ushqehen sot me duart tuaja, do të kthehen kundër jush nesër”, thotë Erdogan, duke kritikuar vendet europiane që, sipas mendimit të tij, “mbrojnë grupet terroriste” siç është PKK kurde. Sipas presidentit turk, pas fillimi i operacionit “Burimi i paqes” në veri-lindje të Sirisë, “rreth 700 veprime të mbështetësve të organizatës terroriste kundër vendit tonë janë kryer jashtë vendit, veçanërisht në Europë”.
“Ata që nuk lejojnë fjalime apo demonstrime në favor të Turqisë - shton Erdogan - ofrojnë të gjitha mundësitë për të treguar simbolet e PKK në rrugët e tyre”, duke e njohur njëkohësisht këtë grup si “një organizatë terroriste”.

Vendet europiane, përfundon Erdogan “nuk mbrojnë të shtypurit, viktimat. Ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë sepse ata vetëm dinë të vrasin dhe shesin armë”. Përkundrazi “kur bëhet fjalë për naftë, ata nxitojnë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë