Futboll

Sirena gjermane për Taren, Lajpcigu kërkon drejtorin sportiv të Lacios

Sirena gjermane për Igli Taren, ish-kapitenin e Kombëtares dhe drejtorin sportiv të Lacios. Drejtuesi shqiptar i klubit italian është vënë në shënjestërn e Red Bull-it për projektin e së ardhmes së Lajpcigut. Tare, sipas disa medieve sportive në Itali, është një profil mjaft i vlerësuar nga drejtuesit e klubit gjerman, ndoshta më adapti për ta.

Puna e ish-sulmuesit kuqezi në Itali nuk ka kaluar pa u vënë re, vitet e fundit edhe shumë klube të tjera kanë tentuar t’ia rrëmbejnë Lacios, mes tyre edhe Milani. Emri i Tares është vënë në rreth të kuq nga drejtuesit e Lajpcigut, ende nuk ka pasur kontakte direkte, por duket një skenar që mund të konkretizohet muajt e ardhshëm.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Gazeta Si, 8 shkurt 2021

Klubi gjerman, më financat shumë të fuqishme, po kërkon një figurë me pëshë për sezonin e ri dhe Igli Tare është më shumë se një ide. Marrëveshjen e mundshme mund ta favorizojë edhe fakti që Tare flet gjermanisht, pasi ka luajtur në Gjermani me Karlsruhen, Fortuna Dyseldorf dhe Kaizerslautern, para se të transferohej te Breshia në Itali. Si drejtor sportiv, ish-kapiteni kuqezi është vlerësuar me disa çmime në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë