Mëngjesin e kësaj të marte një grup sipërmarrësish italianë kanë dalë për të protestuar përpara ambasadës së tyre në Tiranë.
Me pankarta në duar ata kanë qëndruar përpara amabsadës italiane në kryeqytet për disa minuta.
“Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë”. “Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë”. “Romano Prodi na tradhtoi”.
“Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA” ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.