Vende dhe Udhetime

Sinjalistika që njerëzit të mos përdorin telefonat në rrugë

Përqendrimi i tepërt në telefon dhe rrjetet sociale ka bërë që njerëzit shpeshherë të humbasin vëmendjen teksa ndodhen në ambiente te ndryshme apo edhe teksa ecin në rrugë, duke çuar shpesh herë në aksidente të ndryshme.

Për këtë arsye në rrugët e Bolzanos në Itali janë vendosur disa shtylla me imazhin e një njeriu në lëvizje të përqendruar në telefonin e tyre. Iniciativa për këto sinjalistika të vendosura në shtyllat e rrugëve dhe tabelave është për të ndërgjegjësuar dhe për ti bërë qytetarët më të vetëdijshëm për përdorimin e gabuar të telefonave në rrugë. Sipas të dhënave, nga katër aksidente rrugore, tre kanë si shkak përdorimin e telefonit. Këto aksidente nuk janë vetëm si pasojë e përdorimit të telefonave nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët, të cilët shpeshherë kalojnë rrugën pa vetëdije dhe të përqendruar në telefonat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë