Vende dhe Udhetime

Singapori, vendi më i mirë për të jetuar e punuar

Singapori është vlerësuar si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar për të katërtin vit radhazi. Ky rezultat u bazua nga anketa vjetore e HSBC të Expat Explorer duke mposhtur Zelandën e Re, Gjermaninë dhe Kanadanë.

Sipas anketës, afërsisht 47 për qind e atyre që u pyetën thanë se u shpërngulën në Singapor në mënyrë që karriera e tyre të bënte progres; në veçanti emigrantët të cilët fitonin një të ardhur mesatare prej 162.000 dollarësh.

Këto të ardhura janë 56,000 dollarë më shumë se mesatarja globale, sipas HSBC. Ndërsa pagat e fituara janë më të lartat, Singapori është gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar.

Pavarësisht nga kjo, Singapori u bë një nga ishujt më të mirë falë mirëqenies dhe edukimit për fëmijët.

60 për qind e pjesëmarrësve panë një përmirësim në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve që kur u zhvendosën në Singapor, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve thanë se jeta e familjes së tyre ka ardhur drejt përmirësimit që kur u shpërngulën në këtë ishull.

Zelanda e Re zuri vendin e dytë, Gjermania erdhi në vendin e tretë, ndërsa Kandaja në vendin e  katërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë