Shendet

Simptomat më të shpeshta të gjendjes ‘post-Covid’ te fëmijët

Studiuesit kanë analizuat incidencën e simptomave afatgjata te fëmijët pas Covid-19.

Ata zbuluan se fëmijët që u infektuan me SARS-CoV-2, kishin më shumë gjasa të zhvillonin simptoma afatgjata sesa ata që nuk e kishin.

Studiuesit arritën në përfundimin se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar se cilët mund të jenë faktorët e tyre të rrezikut.

Për studimin, u përdor anketën "Long COVIDKidsDK", një studim kombëtar ndërseksional që përfshin fëmijët dhe adoleshentët, që ishin diagnostikuar me Covid-19 së bashku me kontrollet e padiagnostikuara të së njëjtës moshë dhe gjini.

Ata ekzaminuan të dhënat nga 10,977 fëmijë të moshave 0-14 vjeç.
Të dhënat u mblodhën midis janarit 2020 dhe korrikut 2021 dhe përfshinin anketa të plotësuara nga prindërit për cilësinë e jetës, simptomat somatike dhe 23 simptomat më të zakonshme të Covid-19.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se fëmijët, kishin më shumë gjasa se sa kontrollorët të kishin simptoma që zgjasin më shumë se dy muaj.

Midis atyre moshave 0-3 vjeç, 40% e fëmijëve, përjetuan simptoma më të gjata se dy muaj krahasuar me 27% të kontrolleve.

Simptomat më të zakonshme tek fëmijët.

-luhatje humori
-skuqjet e fytit
-dhimbje stomaku
-kollë
-humbje e oreksit

Një numër faktorësh janë identifikuar si faktorë rreziku për COVID-in e gjatë tek të rriturit, duke përfshirë ngarkesën e lartë virale të ARN-së së koronavirusit, praninë e autoantitrupave specifikë, riaktivizimin e virusit Epstein-Barr dhe diabetin e tipit 2.

Burimi:MedicalNews/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë