Shendet

Simfonia e neuroshkencës: Si të kuptojmë stimulimin e trurit

Gjithnjë e më shumë jemi duke u informuar për stimulimet e trurit. Një proces që mund të kurojë shumë sëmundje. Hulumtime mbi këtë proces gjatë gjithë kohës janë duke përparuar dhe gjetjet, janë gjithnjë e më interesante, por edhe të çuditshme. Gjatë muajit të kaluar, shkencëtarët raportuan se mund rrisnin kujtesën e pacientëve me Alzhemier, duke përdorur rrymën elektrike, që kalonte nëpërmjet për rritjen e kujtesës së të moshuarve duke përdorur rrymën elektrike që kalonte përmes kafkës, duke kthyer kështu funksionin njohës me anë të elektrodave të implantuara në tru.

Kohët e fundit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Ilaçeve miratoi një stimulues në madhësinë e smartfonit që mendohet të lehtësonte problemet me përqendrimin. Ndërsa, vitin e kaluar, një grup tjetër shkencëtarësh njoftuar se, ata kishin krijuar një impiant të ri për trurin që nxiste kujtesën.
Gjatë gjithë kohës, rriten qasjet se stimulimi trurit është i domosdoshëm dhe shkencëtarët po eksperimentojnë shumë kundrejt këtij procesi, i cili në dukje mendohet i lehtë, por përfshin një sërë mekanizmash ku secila prej hallkave është e rëndësishme, si për shembull vendosja e elektrodave në ballë ose në pjesën e jashtme të kafkës, për të akorduar trurin.
Nga eksperimentet kemi vënë re se stimulimi i trurit, mbulon shumë teknika, për aplikime të ndryshme dhe me cilësi të ndryshme. Por më të përdorurat janë ato të zakonshmet, ku stimulimet kryen me anë të një pajisje që ngjan si një skaner. Shkencëtarët e përcaktojnë tepër të vlefshëm këtë proces sepse ndryshe nga ilaçet psikiatrike, ose psikoterapia, stimulimet tashmë mund të ndryshojnë sjelljen e njerëzve shumë shpejtë dhe janë më të besueshme.

Një pamje e sistemit të stimulimit brenda në tru do të na bënte të kuptonim të gjitha përfitimet që ka ky proces.
“Gjithçka është si në një orkestër muzikore. Duhet të luajnë të gjithë instrumentet për të krijuar një tingull, me të njëjtin intensitet,” thotë James Conolon, drejtor i Operas së Los Anxhelosit dhe dirigjent kryesor i Orkestrës Kombëtarë Simfonike RAI në Torino, Itali.
Shkencëtarët që merren me zhvillimin e trurit shpesh i krahasojnë funksionet e trurit me një simfoni.
“Nëse shikoni me vëmendje një orkestër kur përformon, apo të fillojë përformanca, të gjithë muzikantët janë të fokusuar tek dirigjenti. E njëjta gjë ndodh edhe me trurin. Por, për mua pyetja është. A ka truri një dirigjent?,” shprehet Michale Gazzanig, një psikolog në universitetin e Kalifornisë.
Në të gjithë kohën, forma më e keqe e stimulimit të trurit është cilësuar terapia elektrokonvlsive, ose ECT, e cila dërgon një rrymë induktuese në tru. Edhe pse i tillë ky proces ka shëruar shumë persona që kanë vuajtur nga depresioni i thellë për gati një shekull. Nga pikëpamja metaforike, ECT është e ngjashme me ndalimin e performancës së orkestrës. Një formë më e shënjestruar e terapisë elektrike, e quajtur stimulim i thellë i trurit ose DBS, është përdorur për të vënë nën kontroll sëmundjet e tilla si parkinstoni dhe epilepsia. Në DBS, një elektrodë është e përqendruar në një zonë specifike të trurit që është duke mos funksionuar, duke e stimuluar atë.
“Nëse një pjesë e trurit është veçanërisht joaktiv, kjo mund të ndikojë në të gjithë sistemin qendror, thotë Helen Mayberg, drejtoreshë e Qendrës për Terapinë e Avancuar në malin Sinai, e cila ka zhvilluar strategji DBS edhe për depresionin e rëndë.
Studimet e fundit për stimulimin e trurit përdorin një teknikë të dallueshme nga ECT ose DBS, por që ende mund të kuptohet me anë të funksionimi të orkestrës. Në një nga studimet, pedagogët në universitetin e Bostonit zbuluan se, mund të përmirësonin kujtesën e të moshuarve duke optimizuar atë që quhet bashkim ritmik midis zonave ballore të trurit.

Në një tjetër studim të kohëve të fundit, një ekip shkencëtarësh zbuloi se ata mund të ndryshonin simptomat e lodhjes, përqendrimit të dobët dhe problemeve mendore në një grua që kishte pësuar, një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me makinë 18 vjet më parë. Ata e bënë këtë duke siguruar një rrymë të qëndrueshme, gjatë orëve që ajo ishte në gjumë, nëpërmjet dy elektrodave të vendosura në të dyja anët e talamusit, një rajon i thellë i trurit që shpesh përshkruhet si qendër e kalimit të informacionit në tru.
Krahasimi i funksionit të trurit me anë të stimulimit me një orkestër, në pamje të parë duket thjesht një metaforë, por logjika na bën të mendojmë se në mënyrë të përafërt është i njëjti proces. Kjo teknologji ngjan e çuditshme, por shkencëtarët e cilësojnë të domosdoshme. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë