Muzike

Sikur të mund të të rrëfehesha…

Sikur ë mund të të rrëfehesha
Të jetosh për të dashururar
Të jetosh për të ëndërruar
Të jetosh për të rrezikuar
E të jetosh për tu bërë (dikush)
Të jetosh për tani
Të jetosh për vete
Të jetosh për të gabuar
Të jetosh me pasion
Vetëm të jetosh
Të jetosh vazhdimisht
Të jetosh pa kujtuar
E pa keqardhje
Sikur të të rrëfehesha….

Në mesnatë Vasco Rossi më në fund ka publikuar në kanalin e tij zyrtar të YouTube videon e shumëpritur nga adhuruesit e tij të këngës “Sikur të të rrëfehesha!”

Kopertina

E kanë shoqëruar në regjistrimin e këngës në studio, një ekip i madh muzikantësh “të vjetër” e “të rinj”: Stef Burns dhe Mattia Tedesco në kitarrë, Beatrice Antolini në perkusion, Paolo Valli në bateri. E mandej në harqe: Eleonora Montagnana në violinë, Carlotta Aramu në violë e Sofia Volpiana në violinçelë.

Klipi, i xhiruar në studio gjatë regjistrimit zanor të këngës, mban firmën e Pepsy Romanoff (Giuseppe Romano), tani një bashkëpunëtor i besueshëm.

Kënga e re mban firmën e vetëm të Vasco Rossi e që duket më shumë si i përshtatur, duke qenë se kantautori fliste për të 10 vite të shkuara. E në gjendje entuziazmi e konsideron “Sikur të mund të të rrëfehesha” një prej këngëve më të rëndësishme të jetës së tij.
Nga ana tjetër, kënga është si një bilanc : këndvështrimi i një burri tashmë të rritur, të cilit jëta i ka dhënë (e marrë) shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=e-6saUKqmqU

Një vështrim në të kaluarën, plot me krenari dhe mirënjohje, me kapacitetin dhe dëshirën për të konsideruar atë që qëndron pas saj si një trampolinë në të ardhmen: për të jetuar ende në maksimum, me këmbën tek gazi.

Teksti mbështetet mbi ritmin e kitarës akustike, i shoqëruar nga një ritëm i pandërprerë dhe tërheqës i realizuar në mënyrë të dyfishtë nga perkusione dhe bateri.

Sikur të mund të të rrëfehesha
Sa hereë kam dashur të vdes
Sa herë duke ecur në fije të perit
Kam qenë, i jam afruar
Ferrit
Të mendjes
Atij Ferri

Që ekziston me të vërtetë
Sikur të mundja të të rrëfehesha
Sa herë kam qarë për të kuptuar
Sa herë kam qenë në pikën
Që ta lëshoja veten
Në Ferr
Të mendjes

Atij ferri që ekziston me të vërtetë
Ekziston me të vërtetë
Nëse do të mundja të të tregoja me të vërtetë
Zakonet për të cilat nuk jam krenar
Malinkonitë, nostalgjitë deri tek keqardhjet
Për gjërat që nëse do ti kisha ende këtu përpara
Do ti bëja njësoj kështu po
Të njëjtët gabime, të njëjtat pasione
E të njëjtat zhgënjime
Po

Sikur të të rrëfehesha
Sa herë më është dashur të rrezikoj
Nga njëra anë ekuilibrin mendor
Dhe në anën tjetër të fluturoja
Për në ferr
Të mendjes
Në atë ferr
Që ekziston me të vërtetë
Ekziston me të vërtetë

S.V


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë