Treg

Siguruesit paguan 8,6 % më pak dëme në vitin e kaluar

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka raportuar se siguruesit paguan më pak dëme vitin që sapo kemi lënë pas.

Totali i dëmeve të paguara ishte gati 6.4 miliardë lekë, në rënie me 8.6% krahasuar me vitin 2018.

Dëmet e paguara regjistruan rënie në segmentin e jetës, atë të jo-jetës si edhe në fondin e kompensimit të Byrosë së Sigurimeve. Raporti i thjeshtë dëme-prime zbriti në 36.2%, nga 42.2% që kishte qenë një vit më parë.

Po ashtu edhe dëmet e ngrira të kompanive të sigurimit këtë vit janë edhe më të mëdha se dëmet e paguara.

Referuar të dhënave të AMF-së, dëmet pezull në fund të vitit 2019 arritën shumën e 7.5 miliardë lekëve, në rritje me 62% krahasuar me një vit më parë.
Vetëm për dhjetorin shuma e dëmeve pezull u rrit me rreth dy miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë