Politike

Siguria gjatë sezonit, qeveria apel qytetarëve, Balla: 1.600 policë në terren

Nga Gazeta 'SI' - Ministri Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se mbi 1.600 punonjës policisë do të jenë tanë angazhuar me shërbim në zonat turistike e plazhe.

Ministria e Brendshme, përmes Policisë, IKMT dhe Shërbimit Zjarrfikës, në funksion të mirëmenaxhimit të sezonit turistik po zbaton Planin Kombëtar “SAFE STAY IN ALBANIA”, joftoi ministri Balla.

Në eventin “Rrugë të Sigurta, turizëm i sigurt”, ku morën pjesë zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit Kumbaro si dhe drejtues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, Balla tha se prej muajit shkurt ka nisur operacion i përbashkët i IKMT dhe Policisë së Shtetit, për të larguar vendgrumbullimet e mjeteve motorike nga anët e rrugëve kombëtare.

Me gjithë numrin në ulje të aksidenteve rrugore, Balla apeloi për respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur fatalitetet në rrugë. Ai tha se në funksion të monitorimit të akseve rrugore, do të përdoren pajisje të teknologjisë së lartë si kamera, radarë e dronë.

Ministri përmendi një ndër projektet kryesore ku po punohet për rritjen e sigurisë rrugore, i njohur si “Smart City”, i cili do të nisë të zbatohet në qytetet e mëdha, apo përdorimin e inteligjencës artificiale.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kërkoi bashkëpunimin mes institucioneve, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Paralelisht, Balluku prezatoi dhe masat e reja të ndërmarra në drejtim të shmangies së trafikut, duke nisur nga tabelat informuese, tek monitorimi me dronët “Bajraktar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë