Lajme

Siguria detare, Shqipëria i bashkohet koalicionit të Komandës Qendrore të SHBA

Shqipëria është bërë pjesë e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC).
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane në Tiranë, ku shkruhet se SHBA mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në IMSC.
Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme.
Në këtë nismë marrin pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini për të kontribuar në IMSC.
“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC). Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë