Njerez

Si vdiq lideri i ‘Nirvana’ Kurt Cobain dhe pse vetëvrasja e tij mbetet ende sot e dyshimtë

Nga Gazeta Si- Këngëtari dhe kitaristi ikonë i grupit të famshëm “Nirvana”, Kurt Cobain vdiq në moshën 27-vjeçare, pasi qëlloi veten me armë në shtëpinë e tij në Seattle më 5 prill 1994.

“Tani ai nuk është më, iu bashkua atij klubi idiotësh. Unë i thashë të mos e bënte këtë”, do të deklaronte 4 ditë më vonë nëna e Kurt Cobain, Wendy O’Connor.

Ajo e kishte fjalën për “27 Club” të yjeve të rock-ut, një listë artistësh të famshëm si Jimi Hendrix dhe Janis Joplin, të cilët vdiqën pikërisht në moshën 27-vjeçare. Dhe të gjitha elementët e gjetur në vendin e ngjarjes, tregonin se kishte ndodhur një vetëvrasje.

Trupi i tij u gjet i pajetë në serën prapa shtëpisë, ndërsa disa nga sendet e tij personale më të dashura, një armë gjahu dhe një shënim vetëvrasjeje, ishin shumë pranë tij. Siç e pranoi edhe vetë e ëma që të nesërmen, ndoshta vetëvrasja e Kurt Cobain ishte fundi i pashmangshëm i atij shpirti të trazuar gjatë gjithë kohës.

Kur ai nuk po fliste me mikun e tij imagjinar Boddah ose nuk po shikonte shfaqjen e tij të preferuar, Taxi, Cobain luante të gjitha llojet e instrumenteve. Ai është parë këtu duke luajtur bateri në shkollën e mesme Moltesano kur ishte 13 vjeç në Seattle. 1980.

Nga divorci i prindërve të tij kur ishte vetëm 9 vjeç, një ngjarje që ndikoi shumë emocionalisht për pjesën tjetër të jetës deri tek ndjenja e tij kronike e vetmisë që vetëm sa u përkeqësua nga fama e tij, Cobain ishte i përhumbur në një trishtim i thellë gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër.

Kur u martua me muzikanten Courtney Love dhe sollën ne jetë vajzën e tyre Frances në vitin 1992, u duk sikur Kurt gjeti njëlloj paqeje, një farë vullneti për të vazhduar përpara. Por me sa duket as kjo nuk mjaftoi. Dhe ndërsa autoritetet dhe shumica e njerëzve më të afërt, bien dakord se vdekja e Kurt Cobain u shkaktua nga një vetëvrasje, ka disa zëra që pretendojnë se ka pasur disa lojëra të pista.

Madje ka pretendime se ai mund të jetë vrarë. Në të vërtetë edhe sot e kësaj dite, ka ende jo pak pikëpyetje se si vdiq Kurt Cobain. Sipas biografit të tij Charles R.Cross, Kurt ishte në fillim një fëmijë i lumtur dhe aspak i zhytur në errësirën që e dominoi pjesën më të madhe të jetës së tij që nga adoleshenca e tutje.

Kur ai nuk bisedonte me mikun e tij imagjinar Boddah, apo nuk po shikonte shfaqjen e tij të preferuar në televizor, Taxi, Cobain luante në të gjitha llojet e instrumenteve. Por ndërsa trishtimi i tij mund të mos ketë qenë i lindur, talenti i tij artistik po.

“Edhe kur ishte fëmijë i vogël, ai mund të ulej dhe të luante diçka që sapo e kishte dëgjuar në radio”- kujton më vonë motra e tij Kim. Mjerisht, ai fëmijë i ri shumë entuziast do të bëhej një adoleshent i trishtuar nga divorci i prindërve qëkur ishte 9-vjeç. Për disa vite, i vetmi nga i cili nuk ndihej i tradhtuar ishte shoku i tij imagjinar, Boddah.

Familja po shkatërrohej që para ditëlindjes së tij të 9-të në shkurtin e vitit 1976, por u nda zyrtarisht një javë më vonë. Ishte ngjarja më shkatërruese e jetës së tij, dhe shumë njerëz besojnë se në fund solli edhe vdekjen e tij të hershme. I riu Cobain ndaloi së ngrëni, dhe në një moment u shtrua në spital për kequshqyerje.

Fotografia e Kurt Cobain pasi u arrestua në Aberdeen, Uashington ndërsa ishte i dehur. 25 maj 1986.

“Ai qëndronte në heshtje për periudha të gjata kohore, pa ndjerë nevojën për të biseduar me dikë”-kujton një mik i fëmijërisë. Shumë shpejt pas divorcit, Kurt Cobain u transferua të banonte me të atin. Ai i kërkoi babait t’i premtonte se nuk do të bashkëjetonte më me asnjë grua tjetër përveç nënës së tij.

Don Cobain ra dakord, por në fakt u martua sërish pak kohë më vonë. Babai i Cobain e pranoi se e trajtonte partneren e tij të re më mirë se djalin e tij biologjik, pasi kishte frikë se mos e linte. Kurt e kishte shumë të vështirë të jetonte në ato kushte, pasi ndihej si ‘delja e zezë’ përballë vëllezërve dhe motrave nga njerka e tij.

Ai i nënshtrohej seancave të terapisë familjare dhe vuante jo pak nga ndryshimi i vazhdueshëm i shtëpive nga familja. Kurt nisi të luante në kitarë që në moshë të re. Ai u bë pjesë e një sërë grupeve amatorë në Seattle. Në fund, ai gjeti shokët me të cilët do të formonte grupin Nirvana: Krist Novoselic në bas dhe Dave Grohl në bateri.

Në vitin 1991, “Nirvana” publikoi albumin “Nevermind”, me të cilin pati një sukses shumë të madh. Por edhe duke qenë në majat e suksesit artistik, demonët e brendshëm nuk do ta linin të qetë të riun Kurt. Kolegët kujtojnë se si ai mund të shfaqej energjik dhe i këndshëm një moment, dhe befas të binte në depresion.

“Ai ishte si një minë me sahat që ecte në këmbë. Dhe askush nuk mund të bënte asgjë për këtë”, u shpreh menaxheri i tij Danny Goldberg. Një ditë pas paraqitjes së tyre në emisionin e famshëm Saturday Night Live, disa ditë pasi “Nevermind” e zhvendosi Michael Jackson nga kryesimi i listës së këngëve më të dëgjuara, bashkëshortja e tij, Courtney Love, u zgjua nga gjumi dhe e gjeti atë me fytyrë në dysheme pranë shtratit të dhomës së tyre në  hotelin ku qëndronin.

Ai e kishte tepruar me drogën e tij të preferuar, heroinën, por ajo arriti ta sillte në vete. Pra mbi-dozimi i parë që e çoi pranë vdekjes dhe që i parapriu vetëvrasjes, ndodhi pikërisht ditën kur ai u bë një yll mbarëbotëror. Fatkeqësisht, ai nisi të drogohej gjithnjë e më shpesh dhe nuk hoqi dorë prej saj, deri në vdekjen e tij më pak se 3 vjet më vonë.

Kurt Cobain para se Nirvana të bëhej një sensacion.

Turneu për albumin e tretë dhe të fundit të Nirvana-s, ‘In Utero’, nisi në Evropë në shkurt 1994. Por ai u anulua pas vetëm 5 ditësh. Kurt nuk donte më të mbante përgjegjësinë e të qenit një yll profesionist i muzikës, teksa vetë ai dhe bashkëshortja ishin të varur nga droga.

Në atë kohë Cobain nisi të kishte dhimbje kronike të stomakut, të shoqëruara nga një nivel i lartë stresi. Para koncertit në Mynih më 1 mars, Cobain pati një zënkë të fortë me bashkëshorten gjatë një bisede telefonike. Nirvana e mbajti koncertin atë natë, por para se të dilnin në skenë, Cobain i tha në dhomën e zhveshjes këngëtarit Buzz Osborne të Melvins se donte të divorcohej nga gruaja e tij dhe të shpërndante grupin.

Rreth një orë më vonë, Cobain e përfundoi koncertin më herët nga sa ishte programi, dhe për këtë fajësoi laringitin. Ishte koncerti i fundit i grupit. Pushimi 10-ditor i turneut i dha të gjithëve mundësinë të pushonin. Cobain udhëtoi nga Mynihu në Romë ku iu bashkua gruaja dhe vajza e tij.

Më 4 mars, Love u zgjua dhe e gjeti sërish pa ndjenja. Madje ai kishte lënë një shënim, ku shkruante se “Më mirë të vdes sesa të përjetoj një divorc tjetër”. Pas përpjekjes për vetëvrasje të Cobain, grupi i ri-planifikoi datat e turneut të ardhshëm në mënyrë që ai të mund të shërohej.

Por Kurt ishte i rraskapitur mendërisht dhe fizikisht, dhe nuk shkoi në provat e grupit.

Më 18 mars, policia e Seattle u sinjalizua për një zënke të fortë në familjen Cobain. Love pretendoi se burri i saj ishte mbyllur në një dhomë me një pistoletë dhe thoshte se do të vriste veten.

Kur mbërritën policët konfiskuan armën, një shumëllojshmëri qetësuesish dhe drogash, dhe u larguan. Cobain raportoi në polici se nuk kishte ndërmend të vetëvritej. Pas atij episodi, Love i tha Cobain se do të ndahej nëse ai nuk i nënshtrohej rehabilitimit.

Edhe anëtarët e grupit muzikor e kërcënuan se do të largoheshin nga grupi nëse ai s’do ta bënte këtë. Por ky kushtëzim, vetëm sa e zemëroi akoma më shumë Cobain. Më pas, Cobain u tërhoq në bodrumin e banesës së tij me kitaristin e turneut të Nirvana, Pat Smear për të kompozuar këngë të reja.

Love shkoi në Los Angeles me shpresën se do të bindte Kurt të shkonin bashkë në seancat e rehabilitimit por Cobain refuzoi sërish. Ai shkoi në shtëpinë e menaxherit të tij duke e pyetur: “Ku janë miqtë e mi, kur unë kam nevojë për ta? Pse miqtë e mi janë kundër meje?”. Më pas shkoi tek miku e tij Dylan Carlson për t’i kërkuar një armë, duke pretenduar se i duhej sepse në shtëpinë e tij kishin nisur të hynin hajdutët. Carlson tha se Cobain “dukej normal”, dhe nuk e konsideroi të çuditshme kërkesën e tij, pasi i kishte huazuar armë edhe më parë. Askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi midis 4 dhe 5 prillit dhe disa detaje se si vdiq Kurt Cobain mbeten të panjohura. Kjo ka nxitur edhe spekulimet mbi fundin e tij tragjik.

Marrë me shkurtime nga ATI.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë