Trend

Si u krijuan kostumet?

Dizajni i kostumeve ka një histori shumë të gjatë. Dramaturgu i lashtë grek Eskili, i cili jetoi në shekullin e 5 para Krishtit, krijoi kostume specifike t’i vishnin që aktorët kur interpretonin në tragjeditë e tij.

Por krijimi i kostumeve serioze për burrat mund të jetë një nga veshjet më të keqkuptuara të të gjitha kohërave .Megjithëse shumë ia atribuojnë përsosjen e dizajnimit të tyre aristokratëve të pasur amerikanë, kostumi i parë serioz daton në vitin 1865 dhe u vesh Edward VII.

Krijimi i kostumeve, Gazeta Si, 20 gusht 2019



Rrobaqepësi Savile Row ishte ai që i qepi i pari princit britanik të kostum serioz për një ansambël që ishte më zyrtar sesa evenimentet e zakonshme në pallatin mbretëror. Kostumi i parë serioz për burrat u qep në ngjyrë blu, por në vend të kollareve do të shoqërohej me një shall që lidhej rreth qafës.

Me shumë mundësi, kostumi u soll në Amerikë në 1886 nga milioneri James Broën Potter dhe gruaja e tij Cora, të cilët u njohën me Princin e Uellsit gjatë një udhëtimi në Britani.



Princi e bindi Potterin se veshja ishte e përshtatshme për çdo eveniment dhe milioneri amerikan e veshi në shumë darka në New York, duke e bërë të famshëm në shumë shtete,.
Deri në fillim të shekullit të 20-të, kostumi kishte fituar shumë popullaritet dhe ishte e pranishëm në shumë mbledhje formale. Në vitet 1970, kostumet filluan të visheshin nëpër disko, ndërkohë që nga fundi i viteve 1999 veshja formale mori një hit tjetër.


Kostumi vishej nga biznesmenë, politikanë, artistë, avokatë dhe bankierë, duke u qëndruar edhe sot edhe kësaj dite si një kod i patjetërsueshme veshjeje në mbledhje dhe takime zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë