Njerez

Si t’i ndalojmë “gangsterët” e teknologjisë të na vjedhin kohën

Truri i njerëzve në kohët moderne duket sikur do të përqendrohet vetëm tek teknologjia, duke anashkaluar vazhdimisht aktivitete të ndryshme. Pothuajse një e katërta e njerëzve që morën pjesë në një sondazh britanik thanë se kishin qenë të përfshirë në aksidente në kohën kur e gjithë vëmendja e tyre ishte tek telefonat. Ne shpeshherë na duhet të përballemi me kriza shqetësuese, por a ka ndonjë kurë për moskujdesje? Dhe kush po na vjedh vëmendjen tonë?
Vjedhja e përqendrimit?
Rrjetet sociale, reklamat e ndryshme në to, Youtube, aplikacione të ndryshme marrin gjithnjë e më shumë vëmendjen tonë dhe kompanitë teknologjike kanë mësuar se si të përfitojnë nga kjo gjë,
“Ekziston një industri e tërë e cila është e dedikuar të na vjedhë vëmendjen tonë dhe shumica prej nesh as nuk e kupton që kjo gjë po ndodh,” thotë Belinda Parmar, një ekspertë e teknologjisë, cila tani është e shqetësuar për efektet e teknologjisë në shëndetin mendor.

Ajo shpjegon se industria e teknologjisë premton se do ta sjellë botën më afër, por në të vërtetë objektivi i tyre kryesorë është të largojë botën nga ne, duke vënë në dukje edhe disa platforma argëtuese si Netflix. Një tjetër person i cili kaloi pikëpamjet mbi teknologjinë është edhe James Ëilliams, një ish-anëtar i stafit të Google. Ai shpjegon se fokusi i tyre, ishte në maksimizimin i klikimeve dhe i kohës që harxhojnë njerzit. Por, me kaq shumë teknologji rreth tij, mendoi së eshtë e pamundur të gjejë hapësirë për reflektim. Ai shprehet se megjithëse shumë produkte digjitale mund të jenë të lira për t'u përdorur, ato po marrin burimin tonë më të çmuar: kohën tonë.
Tim Wu, profesor në universitetin e Kolumbias, tha se nevoja për të kontrolluar telefonat tanë vazhdimisht është bërë pjesë e pandryshueshme e jetës së njerëzve. B. F. Skinner, profesor psikologjie në universitetin e Harvardit, arriti në një ide interesante, pas një sërë eksperimentesh që kreu me disa pëllumba. Me anë të një tingulli të krijuar në studio muzikore, i cili tregon zhurmën e farave kur bien, ai arriti të mblidhte shumë pëllumba rreth vetes. Në këtë mënyrë ai shpjegoi se njetë si pëllumbat njerëzit janë të varur nga tringëllima e ziles së telefonit, kur vjen një njoftim.
“Në këtë mënyrë, ju humbisni orë, ditë, javë, muaj të jetës tuaj duke u përqendruar në gjëra që nuk i’u sjellin përfitime,” shtoi ai.

Belinda Parmar

Pra, a ka ndonjë mënyrë për të ndaluar këtë fenomen?
Nir Eyal, një autor që studion zakonet shoqërore dhe një ekspert për sjelljen e konsumatorit i njeh te gjitha truqet që kompanitë e teknologjisë përdorin për të kapur vëmendjen tonë. Ai mësonte si ta bënin këtë. Eyal thotë se mund ta kthesh kohën dhe përqendrimin me një sasi të caktuar përpjekjesh personale. Ai tregon një plan me katër hapa për të mos u hutuar nga teknologjia.

1-Zakonisht kur jemi të mërzitur dhe të shqetësuar, jeni në kërkim të diçkaje që do të i’u shpërqendrojë dhe gjëja e parë që na vjen ndër mend është një rrjet social. Duhet të mundohemi të menaxhojmë këtë veprim dhe këtë sjellje
2-Organizoni kohën tuaj. Merrni kohë për të kryer një sërë aktivitetesh të ndryshme duke lënë mënjanë telefonin. Përcaktoni dhe një orar kur do të navigoni në internet.
3-Fikni njoftimet që merrni nga telefoni juaj. Gjithashtu, duhet të hiqni nga telefoni çdo aplikacion që i’u lajmëron se çfarë duhet të bëni si aplikacionet e shëndetit.
4-Faktori kyç është vetëdija. Në moment që do të kuptoni se jeni të hetuar nga telefoni menjëherë. duhet ta vendosni të lini telefoni dhe të merreni me një aktivitet tjetër
Për sa i përket gjumit, fëmijët dhe të rriturit janë njësoj. Të gjithë anashkalojmë gjumin për të parë një video apo foto interesante. Sipas ekspertëve teknologjia po ndikon edhe në mënyrën se si e gjithë familja i kushton vëmendje njëri tjetrit. Ndër të tjera ata shkruajnë se njerëzit duhet të bisedojnë më shumë me njëri tjetrin nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, të ulen në tavolinën e ngrënies dhe të mbarojnë me qetësi ushqimin e tyre, duke biseduar me njëri tjetrin dhe jo të vrapojnë për të kthyer mesazhet që kanë marrë në telefon.

Williams beson se çelësi për zgjidhjen e problemit është krijimi i një sistemi të ri etik që do të drejtojnë vëmendjen.
“Ne duhet të krijojmë një botë, individët e së cilës përpiqen për të kushtuar rëndësi më shumë gjërave dhe njerëzve fizike dhe jo virtuale. Duhet të krijojmë një etikë dhe vlera individuale të cilat e anashkalojnë më shumë teknologjinë se sa të afërmit tanë. Teknologjia po na merr gjënë më të vlershme që kemi; kohën tonë,” shtoi ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë