Keshilla

Si t’i këshilloni fëmijët tuaj të mos kenë frikë

NFëmija juaj i vogël ka filluar të kuptojë se mund të ndodhin dhe gjëra të këqija dhe ndjehet i frikësuar. Në këtë fazë ju do të përballeni, me një rutinë të ashpër gjatë ditës dhe natës.

Çfarë mund të bëni për këtë gjë?

Në fillim duhet të përjashtoni idenë se ai është duke gënjyer në mënyrë që të përfitojë diçka. Kur mendojmë se fëmijët tanë të vegjël po përpiqen të na manipulojmë, hyjmë në një rrugë prindërore të mbushur më pa kënaqësi, dyshim dhe hidhërim.

Nëse fëmija juaj është i frikësuar, kur vjen mëngjesi ose në moment që do ta çoni në dush, nuk do të thotë gjithmonë se po ju gënjen. Ai mund të jetë vërtetë i frikësuar.

Të gjithëve na ndodh të kemi frikë nga diçka dhe kjo ndodh pikërisht sepse nuk na kanë edukuar se si të mos kemi frikë. Në momentet që fëmijët janë të frikësuar e vetmja gjë që i nevojitet, është fjala dhe prezenca juaj. Vetëm ju do ta qetësoni. Zakonisht fëmijët nuk i planifikojnë gjërat, por vëmendja e prindërve është gjithçka për fëmijët.

Ju mund të shkoni çdo ditë te dhoma e tij për ta qetësuar kur ai trembet, por kjo nuk është një metodë funksionale. Ju duhet të punoi me të dhe ta bëni të ndjehet i sigurt. Duhet të krijoni një ambient në dhomën e tij që, të ndjehet mbrojtur dhe i qetë.

Përpara se ai të flejë, flisni me të për gjëra të bukura në mënyrë që të flejë i qetë. Gjithashtu mund të vendosni në dhomën e tij fotografi të ndryshme familjare ose kuti muzikore në mënyrë që të mos mendojë gjera të këqija. Diçka shumë e rëndësishme për shëndetin e tij mendor është dhe mënyra se si ushqehet përpara se të flejë.

Këto janë thjesht disa ide, por ju mund të përdorni gjithçka që do të qetësojë fëmijën tuaj.

Një ndër gjërat për të cilët duhet të jeni sa më shumë të kujdesshëm është, edhe përzgjedhja e lodrave të fëmijëve. Mos i bëni dhuratë një lodër që mund të jetë e frikshme dhe që janë të përbërë prej plastike të fortë.

Mënyrat që mund të trajtoni fëmijën tuaj kur është i frikësuar.
1- Duhet t’i thoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe t’i tregoni se jeni përkrah tij gjithmonë.
2- Nuk duhet ta ndëshkoni fëmijën tuaj duke e mbyllur në dhomë për një gabim që ka bërë, ky veprim do ta bëjë atë të mendoj se është i pambrojtur.
3- Kërcënimi ose ndëshkimi për një veprim nuk janë zgjidhjet e duhura. Duhet të veproni në mënyrë të qetë dhe duhet të krijoni një ambient të gëzueshëm në shtëpi.

Ndoshta është e vështirë të kuptosh botën e fëmijëve, por nëse qëndroni te qetë dhe flisni gjatë gjithë kohës me fëmijën tuaj për gjithçka, çdo gjë do t’ju duket e lehtë. 
Nga Meghan Leahy/Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë