Keshilla

Si të zhdukni gërvishtjet në mobiliet e drurit

Nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi dhe mobilie druri, një gjë është e sigurtë: sa herë të ktheheni në shtëpi do të gjeni ndonjë gërvishtje në ndonjë pjesë të mobiljes suaj. Por kjo nuk është diçka për t'u shqetësuar, pasi një gabim i tillë tek mobiljet e drurit është i lehtë për t'u riparuar.

Gjithçka që ju nevojitet janë një arrë dhe një leckë e pastër.

1.Arrës hiqini lëvozhgat, ndajeni përgjysmë dhe pastaj me njërën pjesë fërkojeni në mënyrë diagonale vendin e gërvishtur.

2.Pastaj, fërkojeni pjesën e gërvishtur me gisht në mënyrë që të ngrohni sipërfaqen.

3 Pas disa minutash, kur druri të thithë vajin e arrës, gërvishtja do të zhduket pa lënë gjurmë.

Kështu në mënyrën më të thjeshtë do të mund të eliminoni gërvishtjen dhe t’i ktheni shkëlqimin mobilijs së drurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë