Treg

Si të vësh para me pasuri të paluajtshme në tre hapa të thjeshtë

Nga Robert Kiyosaki - Shpesh më pyesin, “Si mund të bëhem i pasur në tregun imobiliar?” Pas kësaj pyetjeje qëndron një pyetje tjetër, “Si mund të gjej paratë për të investuar në pasuri të paluajtshme?”


Robert Kiyosaki

Ata që më bëjnë më shpesh këtë pyetje iu është rrënjosur në kokë që në moshë të hershme se kursimi është një mjet për t'u pasuruar dhe se nëse do të donin të investonin, atyre iu duhet të përdorin paratë e tyre. Të dyja janë mite që unë dua ti diskutoj si një themel mbi mënyrën se si të pasurit përdorin borxhin për t'u pasuruar me pasuri të paluajtshme - dhe si munden të gjithë gjithashtu.

Miti i të kursyerit si një mënyrë për tu bërë të pasur

A ka gjë më simbolike për tu mësuar fëmijëve për paratë më shumë se sa ky imazh?


Nuk ka asnjë dyshim, që prej një moshe të hershme ne i mësojmë fëmijët tanë me vlerën e të kursyerit para. “Një monedhë e kursyer; një monedhë e fituar,” citojmë. Dhe kur ata rriten pak më shumë, pastaj i përrallisim histori të interesit të përbërë . U themi fëmijëve edhe do të jesh milioner kur të dalësh në pension.
Sigurisht, ne nuk u tregojmë atyre për për normat historikisht të ulta të interesit.
Apo fuqinë e inflacionit për të ngrënë vlerën e parave gjatë kohës dhe të qenit milioner në moshën e pensionit nuk ia vlen.
Këto janë të vërteta financiare të padobishme.

Ngjan sikur “mençuria” e të kursyerit para është e pa kohë dhe nuk mund të ndryshojë si koncept, edhe pse kjo është provuar të jetë e gabuar. Edhe sot ju gjeni "ekspertë financiarë" të cilët nxisin kursimin si një mit të milionerëve.

Miti: Ti ke nevojë për të investuar në pasuri të paluajtshme

Ana tjetër e mitit qëndron tek kursimi për tu bërë i pasur duke investuar paratë e tua që ke kursyer në vend që të investosh në një mënyrë tjetër. Ky është një produkt kulturor i besimit që borxhi është i keq dhe kursimi është i mirë. Shpesh njerëzit thonë se të investosh në pasuri të paluajtshme është me risk, por nëse e bën, përpiqu që të kesh sa më pak borxhe të jetë e mundur. Përdor paratë e tua dhe shlyej borxhet sa më parë. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar se sa kjo këshillë. Dhe kjo rrjedh nga një keqkuptim thelbësor mbi borxhin, i cili mund të jetë i mirë dhe i keq.

Le t'i kushtojmë një moment çfarë kuptoj unë borxh të keq dhe me borxh të mirë.
Borxh i keq janë paratë që merr nga xhepi yt. Borxhi i keq të varfëron. Kjo mund të jetë një kartë krediti përmes të cilës ti blen gjëra si rroba ose TV. Apo edhe kredia për shtëpinë tënde. Me pak fjaë, nëse ti nuk bën para përmes borxhit, ai është i keq.

Borxhi i mirë është një histori tjetër, dhe shumë njerëz as janë në dijeni të ekzistencës së tij. Borxhi i mirë të shpie para në xhepin tënd. “Si mund të ndodhë kjo?” do të pyesësh ti. Faleminderit që pyete! Le të flasim për një koncept të quajtur Paratë e të tjerëve.

Si mund të përdorësh borxhin e mirë për tu bërë i pasur në tregun imobiliar

Investitorët më të suksesshëm në pasuri të paluajtshme kuptojnë që mënyra më e mirë për të patur një kthim të lartë është të vënë në lojë sa më pak para të tyre.
Invetsitorët e pasur të pasurive të paluajtshme e shpenzojnë kohën e tyre duke gjetur marrëveshjet më të mira e më pas ua prezantojnë ato investitorëve të tjerë të cilët dëshirojnë të përdorin paratë e tyre për të financuar marrëveshjen. Kur është e strukturuar në mënyrën e duhur, Paratë e të tjerëve mundësojnë që një investitor i pasurive të paluajtshme të sigurojë një kthimë të vlefshëm, të lartë dhe të rrjedhshëm të parasë për diçka të vogël ose asgjë.

Si shembull, le të flasim për këshilltarin e Rich Dad (Babait të Pasur) Ken McElroy. Ken është një manjat i pasurive të paluajtshme i specilaizuar në apartamente—një klasë e pasurive të paluajtshme e quajtur banesa plurifamiliare.

Gjej një pasuri të paluajtshme me kthim të lartë

Ajo që Ken dhe partnerët e tij bëjnë është gjetja e pallateve që nënperformojnë. Sepse vlera e asetit të pasurisë së paluajtshme tregtare si një apartament është bazuar në të ardhurat operative neto (të ardhurat pas shpenzimeve), çdo mundësi për të rritur të ardhurat operative neto, është një mundësi për të përftuar një kthim të shëndoshë. Për Ken dhe skuadrën e tij, një shumësi faktorësh mund ti ndihmojë. Për shembull:
Pronari aktual mund të japë me qira apartamentet nën normat e tregut. Kthimi i normave dhe rritja e qirasë mund të rrisë ndjeshëm të ardhurat operative neto.
Mobilimi apo rimobilimi, apo shtimi i disa mobiljeve, elektroshtëpiakeve apo aksesorëve në apartament mund të rrisë qiranë nga 25$ në 50 $ në muaj. Shumfishoje këtë me qindra njësi apartamentesh dhe do të shohësh se sa shumë do të të rriten të ardhurat pasive.

Në shumë tregje ka qenë e zakonshme të paguash për shërbimet si pjesë e qirasë. Ndryshimet në treg tashmë e kanë bërë më të lehtë për tia ngarkuar qiramarrësit shërbimet, e cila është një mundësi e madhe për të ardhurat e investitorit.

Kopsit marrëveshjen dhe gjej investitorë të gatshëm të të japin paratë për të qenë pjesë e marrëveshjes

Sapo të ketë një plan solid biznesi, Ken dhe ekipi i tij formojnë një entitet juridik të quajtur LLC për pronën dhe krijojnë një prospekt të investitorëve. Ata mandej shkojnë tek investitorët dhe shohin mundësitë për të rritur kapitalin që ata kanë nevojë për të blerë pronën (të ardhurat operative neto) duke shitur aksionet në LLC. Pasi të jetë siguruar pasuria, ata ekzekutojnë planin e tyre, si dhe aplikojnë ekspertizën e tyre të menaxhimit.
Tashmë, Ken dhe investitorët e tij gëzojnë një kthim të mirë të të ardhurave të pronës pasi që ata blejnë vetëm pasuri që mund të sjellin të ardhura neto operative të larta. Kjo shpesh mund të jetë me dy shifra. Dhe ky është momenti që ndan mendësinë e të varfrit nga ajo e të pasurit.

Rifinanco pronën, kthe paratë, dhe bëj përsëri të njëjtën gjë

Pasi prona të rritet ndjeshëm në vlerë në mënyrë të qëndrueshme prej planit të biznesit, në një hark kohor prej tre vjetësh le të themi, Ken dhe skuadra e tij rifinancojnë pronën, iu kthejnë të gjithë investitorëve kapitalin e tyre fillestar plus një interes të majm ndaj kapitalit dhe sërish kanë pronësinë tek ndërtesat, të cilat qarkullojnë para çdo muaj.

Dhe e bukura për Kenin dhe ekipin e tij qëndron tek krijimi i pasurisë duke shfrytëzuar shumë pak paratë e tyre dhe një kapital të konsiderueshëm nga njerëz të tjerë. Pra, kthimet e tyre janë më të larta përgjatë gjithë investimit.

Në këtë pikë, Ken dhe partnerët e tij investitorë janë duke shijuar të ardhura sipas marrëvehsjes pa para. Ky është një kthim i pafund. Dhe kjo është arsyeja pse borxhi i mirë jep pafundësi mundësishë dhe fiton ndaj kursimeve.

Çdokush (duke përfshirë edhe ty) mund të mësojë se si të pasurohet në pasuri të paluajtshme

Lajm i mirë është se ti mund të fillosh të investosh siç e përmenda më sipër. Mund të mos jetë me ndërtesa të mëdha banimi në fillim, por mund të shkojë drejt saj.
Gruaja ime, Kim, investimin e saj të parë e pati në një shtëpi me qira në Portland, OR. Sot, ajo zotëron mijëra njësi banimi. Ajo përdori këtë metodë të borxhit të mirë për të rritur me shpejtësi fitimin nga një shtëpi të vogël në një portofol të madh. Dhe ti gjithashtu mundesh.Kjo fillon me të menduarit ndryshe në lidhje me paratë, duke rritur inteligjencën tënde financiare dhe duke nisur të punosh sot.

Burimi: Rich Dead.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë