Jemi në periudhën më të bukur të vitit, po në këtë kohë niveli i stresit është i luhatur. Një ndër gjërat që na bën të përjetojmë stres në këtë periudhë, janë shpenzimet, dhe mungesa e kohës. Çfarë duhet të bëni për të shmangur stresin e festave të fundvit?
Kufizoni shpenzimet
Gjëja e parë që këshillojnë psikologët është të kufizoni shpenzimet. Sipas, një studimi të fundit rreth 62% e stresit vinte nga shpenzimet, prandaj mos bini pre e blerjeve të mëdha. Bëni një listë të gjerave të domosdoshme se çfarë iu duhen dhe mos bëni blerje të pakontrolluara.
Qëndroni pozitiv
Edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, darka, dhuratat, bakllavaja, kaq shumë gjera për tu bërë!Qetësohuni është një darkë si çdo darkë tjetër prandaj shmangi mbingarkesat. Mundohuni ti ndani punët midis familjarëve dhe mos i bëni të gjitha vetë. Edhe pse ngarkesat do të jenë të shumta dhe ju shpesh herë do të ndiheni të rraskapitur, duhet gjithmonë të shikoni anën pozitive tek disa gjëra duke qenë mirënjohës për gjërat që u rrethojnë. Ju duhet të mësoni të thoni jo, pasi jo të gjitha kërkesat e njerëzve duhen pranuar. Të mohoni disa gjëra që ju e dini që nuk i realizoni dot, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni në jetë, pasi kjo gjë ju bënë juve të jeni më të qetë me veten dhe të shmangi stresin.
Po kaloni festën vetëm.
Nëse nuk po i kaloni festat pranë njerëzve që ju doni ajo që këshillojnë psikologët është që angazhoheni me punë, duk përfshirë edhe punë vullnetare. Largoni vëmendjen duke u angazhuar me punë, veç kësaj ju mund të ndihmoni të tjerët dhe ti bëni të ndjehen më mirë në këto ditë të veçantë. Kjo gjë mund të ulë stresin.
Traditat
Pamela Regan një profesorësh në Universitetin e Kalifornisë këshillon krijimin e traditave të reja dhe më të lehta, pa shumë stres. Dekoroni vetëm dhomën e ndjenjës, mos e zbukuroni të gjithë shtëpinë. Në vend që të mblidhni të gjithë familjarët tuaj në shtëpi, më mirë ftoni vetëm miqtë e ngushtë për një çaj. Këto gjëra ju ndihmojnë të shmangni stresin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.