Keshilla

Si të ruani ushqimet e mbetura nga Viti i Ri

Një mënyrë e sigurt për të ruajtur ushqimet që kanë ngelur nga mbrëmja e ndërrimit të viteve është t'i vendosni ato në frigorifer. Temperatura e ulët ndihmon në mbajtjen të freskëta të ushqimeve dhe zvogëlon mundësinë e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm. Në të njëjtën kohë, nuk modifikon karakteristikat e ushqimeve.

Duhet të dini gjithashtu se temperatura nuk është konstante në të gjithë frigoriferin. Kështu që ju duhet të shfrytëzoni temperatura të ndryshme ku mund të ruani të gjitha llojet e ushqimeve.

Mishi duhet të ruhet në temperaturë të ulët, 1 deri në 2 gradë celsius.

Vezët dhe nënproduktet e qumështit, mishi, gjellët e mbetura, ëmbëlsirat dhe produktet duhet të ruhen në temperaturën 5 gradë celcius. Frutat dhe perimet mund t’i ruani në temperaturën 9 gradë celsius.
Të gjitha ushqimet mund t’i ruani duke shfrytëzuar pjesët e ndryshme të frigoriferit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë