Trend

Si të rregulloni flokët dhe grimin kur keni një maskë

Për njerëzit që e konsiderojnë make-upin si një formë arti, një maskë mbrojtëse në fytyrë është problem dhe bezdisës pasi pjesa më e madhe e fytyrës është e mbuluar. E njëjta gjë vlen edhe për ata që pëlqejnë të eksperimentojnë me flokët e tyre, pasi maskat ndryshojnë modelet e tyre ose i prishin.
Por, megjithë shqetësimet tona për bukurinë, maska tashmë është pjesë e rutinë së përditshme.
Ndërsa nuk ka asnjë argumentim se maskat në fytyrë janë thelbësore për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka shumë për të thënë për ndikimin që ata do të kenë në zakonet e make-up të njerëzve dhe industrinë e bukurisë, duke pasur parasysh atë gjysmën e fytyrës sonë që do të fshihet.
Sipas Danielle Roberts, artiste globale e make-upit për Urban Decay thotė se "Jetëgjatësia e produkteve tani do të jetë thelbësore ndërsa keni një maskë në fytyrë dhe do ketë produkte shtesë që do bëhen pjesë e përditshmërisë.
Ajo thotë që meqenëse syri do të jetë pjesa e vetme e fytyrës ku mund të eksperimentosh, make-upi duhet të jenë më i guximshëm në pjesën e syve.

Jenni Middleton, drejtoresha e kompanisë 'WGSN' tregon se përdorimi i maskave pritet të ketë një ndikim në shitjet e make-up. Ajo sqaron se ndërsa të dhënat në kompaninë e saj tregojnë se blerja e produkteve kishte rënë gjatë izolimit, tani janë buzëkuqët që nuk blihen dhe çdo produkt për sytë janë kategoria e vetme që vazhdon të rritet kërkesa.

Nick Peters, drejtor në sallonin e bukurisë "Daniel Galvin" në Londër, tregon se maska gjithashtu do t'i shtyjë njerëzit të rimendojnë mënyrën se si i rregullojnë apo presin flokët. "Unë besoj se flokët kanë qenë gjithmonë të rëndësishme për gratë, por mund të jetë koha që njerëzit të bëhen më eksperimentalë," thotë ai, duke shpjeguar se stilistët ka të ngjarë të shohin një rritje të kërkesave për modele të reja flokësh.
Për t'ju ndihmuar të vazhdoni jetën në këtë botë të re me flokë dhe make-up që duhet të përshtaten me maskën, një numër ekspertësh, përfshirë parukierë, artistë make-upi dhe stilistë të modës kanë dhënë këshillat më të mira se si të ndryshoni stilin tuaj.
Duke pasur parasysh që sytë tuaj janë e vetmja pjesë e fytyrës që do të shihet kur vishni një maskë, artistët e make up-it Pamela & Andrea këshillojnë që make-upi të jetë i tillë që të bëjë vajzat të dallohen nga turma.
"Lapsi dhe ngjyrat duhet të jenë kryefjala në sytë tuaj. Sa më shumë ngjyra pasi fatmirësisht është dhe verë çka i bën ngjyrat dhe më të pranueshme. Lapsi i syve duhet të mos mungojë kurrë edhe pse jo, vija e lapsit të jetë më e trashë se zakonisht.
Për këdo që vendos make-up, gjetja e produkteve që zgjasin dhe nuk shkrihen nga dielli apo të prishet nga maska, Pamela dhe Andrea sugjerojnë të investoni në produkte që janë rezistentë ndaj ujit.
"Duhet patjetër të përdorni produkte që ju lejojnë të mbani maskë, të dilni jashtë në diell e në fund të ditësh fytyra juaj të jetë njësoj si në mëngjes me make-up." thonë Pamela dhe Andrea.

Jared Bailey, eksperti i "Benefit Cosmetics" thotë se keni nevojë për vetëm tre produkte për të arritur pamjen perfekte: tone sysh, laps dhe xhel për vetullat dhe qerpikë, shumë qerpikë.
"Qerpikët janë mënyra më e mirë për t'i bërë sytë tuaj të kenë formë dhe kurrsesi nuk mund të përdorësh tone të ndezura nëse nuk vendos qerpikë të gjatë." thotë ai.
Sipas Peter, nuk është e nevojshme të sakrifikoni modelin tuaj të flokëve për një maskë. Në vend të kësaj, ai sugjeron të ndryshoni mënyrës e lidhjes së maskës tuaj për të mos lejuar që ajo të ndikojë tek flokët. "Nëse keni një maskë për fytyrën që është e lidhur pas kokës dhe ende dëshironi ti lëshonu flokët, unë do t'ju rekomandoja të ndani flokët në dy gjysma dhe maskën kalojeni poshtë flokëve, kështu as nuk do të prishen flokët e as nuk do të duhet lidhësja e maskës" thotë ai.

Maska mund të krijojë nxehtësi të tepërt rreth fytyrës e cila mund të jetë e pakëndshme. Për të parandaluar këtë, Paul Percival, bashkëthemeluesi i markës dhe sallonit "Percy & Reed", thotë se e mira është që në këtë periudhë të bëhen modele flokësht të lidhura.
"Unë sugjeroj që të eksperimentoni me një tufë flokësh të çrregullta me vëllim, është gjithmonë një stil i bukur, "thotë Percival duke shtuar se është e rëndësishme të përdorni produkte që janë për t'i dhënë volum flokëve.
Maska e vendosur gjatë gjithë ditës mund të shkaktojë dhimbje në anën e pasme të veshëve tuaj, por, me ndihmën e disa pajisjeve shtesë, nuk do të jetë kështu. Stilistja në Florida, Olivia Smalley, kohët e fundit tregoi një hile që përfshin përdorimin e kapseve të flokëve për të mbajtur prapa rripat e maskës.
"Unë jam munduar me mënyra të ndryshme për të mbrojtur veshët e mi dhe kjo më bëri mua që të përdorja kapsa për të mbajtur lidhëset e maskës si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e veshëve. Thjesht lidhëset e maskës i kap anash në flokë" tregon ajo.
Për pikat përfundimtare të stilit, shikoni për kapëse flokësh të mbuluara me perla, kapsë që kombinojnë me veshjen tuaj apo kapse me lule që do kombinonin me sytë tuaj dhe verën.

Burimi: The Independent/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë